1.8 C
Pristina
Friday, November 15, 2024

Familja muslimane që kujdeset për kishën e Ringjalljes në Jeruzalem

Më të lexuarat

Kur kalifi mysliman, Omer ibnul Hatab mori në dorëzim çelësat e qytetit të shenjtë Kuds (Jerusalem), gjë e cila simbolizonte përkujdesin për qytetin, peshkopi i qytetit e ftoi kalifin që faljen e namazit ta bëjë në kishën e Ringjalljes, vendin më të shenjtë të krishterëve. Por kalifi Omer refuzoi duke i thënë:”Jo, sepse kam frikë se brezat e ardhshme të myslimanëve mund të kërkojnë ta shndërrojnë kishën në xhami, me pretekstin se aty është falur prijësi i besimtarëve, Omer ibnul Hatab.”

Kështu, ai e kreu namazin disa metra më tej, ku më vonë u ndërtuar dhe xhamia e cila njihet si xhamia e Omerit dhe që ekziston sot e kësaj dite përbri kishës së Ringjalljes. Të dy objektet e kultit sikur sjellin në memorien e breazve marrëdhëniet e ngushta mes myslimanëve dhe të krishterëve në tokat e shenjta.

Kur kalifi Omer hyri në Kuds (Jeruzalem) dhe mori në dorëzim çelësat e qytetit, nënshkroi me të krishterët atë që njihet si pakti i Omerit, ku myslimanët kishin si detyrë mbrojtjen e të krishterëve, garantimin e lirisë së besimit dhe mbrojtjen e vendeve të tyre të shenjta.
Që në atë kohë, çelësat për hapjen dhe mbylljen e kishës më të vjetër për të krishterët, mbahen nga një familje myslimane.

Vexhih Nusejbe, personi që mban çelësat e kishës në fjalë thotë:”Ne si myslimanë ndihemi krenarë për dashurinë dhe respektin reciprok që bashkon myslimanët dhe sektet e ndryshme të krishtera. Kjo marrëdhënie kaq e ngushtë mes nesh, i referohet një marrëveshje të nënshkruar këtu e shekuj më parë e cila vazhdon të jetë e vlefshme deri në ditët tona. Në këtë marrëveshje theksohen të drejtat e barabarta si për myslimanët, të krishterët dhe hebrenjtë. Islami të cilit i përkasim nxit për ti dashur të gjithë njëlloj.

Kisha e Ringjalljes është kisha më e vjetër dhe më e rëndësishme në botë. Ajo ndodhet në zemër të qytetit të lashtë të Jeruzalemit.

Ne si familje i kemi mbajtur çelësat e kishës nga koha e kalifit Omar deri kur kryqtarët pushtuan qytetin në vitin 1099. Për 88 vite çelësat na janë marrë nga kryqtarët dhe na janë kthyer sërish nga Salahudini. Që atëherë familja jonë mban çelësat e kishës, e hap atë në katër të mëngjesit për ta mbyllur në orën shtatë të mbrëmjes. Veç kësaj, ne si familje kemi të drejtën e hapjes së vendit të varrit një herë në vit dhe ne jemi ata që e vulosim për ta rihapur sërish vitin tjetër.

Unë them gjithmonë se ne si familje kemi një përgjegjësi shumë të madhe me të cilën mburremi. Unë nuk përfaqësoj vetëm familjen tonë të lashtë, por përfaqësoj të gjithë arabët dhe myslimanët e qytetit të shenjtë, këtij qyteti ku shpaloset qartë bashkëjetesa dhe harmonia mes të krishterëve dhe myslimanëve.”
(shprehja)

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit