0.4 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

‘Falu edhe për mua!’

Më të lexuarat

Në një shtëpi të vogël në fshat jetonte një burrë dhe një grua, të cilët ishin në një moshë të shtyrë. Jetonin vetëm, sepse fëmijët u ishin shpërndarë, kështu që shpesh ata vetëm rrinin ulur në heshtje, dhe nëpër dritaret e mëdha shikonin në kopsht dhe në rrugë. Gruaja shpesh lexonte Kuran, falej rregullisht, kurse burri… ai më shumë kotej. Ndonjëherë ngrihej dhe falej me të, por më shpesh ai me shaka i thoshte: ‘Falu edhe për mua!’

Ajo nuk i kushtonte vëmendje kësaj thënie, por vetëm binte në sexhde dhe i lutej Allahut që ta drejtonte burrin e saj.

Një natë, ata ranë në shtrat për të fjetur. Ajo kishte pagjumësi andaj u ngrit për t’i falur dy rekate namaz. Kurse ai, si nëpër ëndërr pëshpëriti: „Falu edhe për mua!“, dhe e zuri një gjumë i thellë. Në gjumë filloi të shohë ëndërr. Po e ëndërronte Ditën e Gjykimit, sikur qielli ishte hapur, kurse toka ishte shembur, po frynte një erë e fortë dhe ishin trazuar dallgë të mëdha. Ai ëndërroi se po e mbante gruan e tij për krahu, para derës e cila çonte në xhenet. Pa në ëndërr se ishte i kënaqur. Kur, papritur, dera u hap dhe një zë i panjohur i tha gruas: ‘Hyn vetëm ti për të dy!’ Në ato çaste, burri u zgjua nga gjumi.

Gruaja e ndjeu se burri po e zgjonte. Ajo u zgjua dhe nuk u befasua.

– Zgjohu, u bë sabahu. Do të falemi së bashku.

Ajo nuk e pyeti asgjë, vetëm thoshte elhamdulil-lah, elhamdulil-lah. Çkado që kishte ndryshuar brenda tij – ani, ajo e dinte se lutjet e saj tek Allahu ishin pranuar.

Që atëherë, ai kurrë nuk i kishte thënë asaj që të falej edhe për të, por gjithmonë i pari e kishte thirrë që të faleshin së bashku.

Përkthim: Miftar Ajdini

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit