1.5 C
Pristina
Saturday, November 16, 2024

Falu…!

Më të lexuarat

Falu! Nëse je i lirë dhe fisnik, e mos ndiq njerëzit që kanë devijuar e dalë nga rruga e drejtë. Mos u mashtro me shumicën.
Falu! Nëse je nga ata, që ruajnë të bukurën dhe falënderojnë të mirën e të drejtën.
Falu! Nëse je i çiltër në Islamin tënd. Mos i kundërshto punët e tua me fjalët e tua dhe të bëhesh prej dyfytyrëshve.
Falu! Nëse e do vetveten, që ta shpëtosh nesër nga dënimi i dhembshëm.
Bëj kujdes! Mos këmbëngul dhe vazhdon në gabimin tënd, e mashtrohesh nga shejtani që të bën të harrosh Allahun, e më pas të jesh prej të humburve.
Falu! Nëse je respektues i prindërve të tu; Që Allahu të pranoj lutjen tënde dhe kërkimin tënd për faljen e tyre.
Falu! Nëse i do fëmijët e tu dhe bëhu shembull i mirë për ta.
Falu! Nëse je besnik për gruan tënde, i do të mirën asaj dhe shpreson që të shpëtoj. A mos mendon se ajo do falet nëse ti nuk falesh?! A të nderon fakti që ajo të jetë besimtare e devotshme, ndërsa ti jeton i prishur dhe i çrregullt?
Falu! Nëse je i sinqertë për atdheun tënd, se ai që nuk është i mirë për fenë e tij nuk është i mirë as për atdheun e tij.
Falu! Nëse e do Allahun e Lartësuar, sepse ai që do dikë nuk ndien kënaqësi vetëm se, me veçimin dhe takimin me atë që do.
Falu! Nëse e ke frikë Allahun Madhështor; se Ai e kërcënoi atë që nuk falet me zjarr.
A nuk je dakord me mua, se lënia e namazit është gjynah? Atëherë, pse e lë atë?!
Falu! Se nuk je dikush që nuk ka nevojë për Allahun e Lartmadhëruar. Njihe Atë në mirëqënie të të njohi në vështirësi.
Falu! Të kënaqësh Mëshiruesin, të mërzitësh shejtanin dhe të zmbrapsësh kurthin e dinakëve.
Falu! Se namazi është dritë që largon errësirën e devijimit dhe të kotës, vendos udhëzimin dhe të vërtetën në zemër, ndriçon errësirën e varrit tënd dhe të shkëlqen ballin me dritë Ditën e Kijametit.
Falu! Se namazi luan rolin më të madh në ndalimin tënd nga gjynahet dhe është pengesa më e ashpër për shejtanin dhe epshet.
Falu! Se llogaria është e vështirë dhe kërkuesi i llogarisë është i Plotfuqishëm për çdo gjë.

Së fundi: O vëllai im musliman! Falu! Unë për vete falem dhe dëshiroj të mirën për ty aq sa e dëshiroj për veten time, përderisa ti je vellai im në Islam.

“Përse falem” Abdurrauf El-Hanauij.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit