8.1 C
Pristina
Monday, November 18, 2024

Falja e namazit pas imamit që e rruan mjekrën

Më të lexuarat

Komisioni i Përhershëm për Kërkime Shkencore dhe Fetva (El-lexhnetu daime lil buhuthil ilmijje uel ifta’) është pyetur: Një njeri i cili është hatib (i mban hutbet) në xhami, mirëpo ai e rruan mjekrën e tij, a e shihni të lejuar që të falemi pas tij? Allahu ju shpërbleftë.

Komisioni i Përhershëm për Kërkime Shkencore dhe Fetva është përgjigjur:

Rruajtja e mjekrës është haram, duke u argumentuar në hadithin që transmeton Ahmedi, Buhariu dhe Muslimi nga Ibn Omeri, Allahu e mëshiroftë),se Pejgamberi salallahu alejhi ue selem ka thënë: “Kundërshtoni mushrikët (idhujtarët), pra lëshoni mjekrat dhe shkurtoni mustaqet.” Buhariu 10/291, Muslimi 6/155 dhe të tjerët.
Gjithashtu transmeton Muslimi nga Ebu Hurejra, Allahu qoftë i kënaqur me të, se Pejgamberi salallahu alejhi ue selem ka thënë: “Shkurtoni mustaqet dhe lëshoni mjekrat, dallohuni nga mexhusët.”

Këmbëngulja në rruajtjen e mjekrës është mëkat i madh (haram i madh) dhe është obligim që ai njeri i cili e rruan mjekrën të këshillohet dhe ta kundërshtojmë veprën e tij, Këtë duhet ta bëjmë edhe nëse është në ndonjë pozitë fetare. Në këtë rast nëse imami i ndonjë xhamie e rruan mjekrën e tij, duhet që ta këshillojmë, e nëse nuk i pranon këshillat, atëherë obligohet që të suspendohet (largohet) nga ai post, nëse kjo është e mundur dhe nuk bëhet fitne (konflikt). Nëse nuk ka mundësi që të largohet ai imam nga ai post, atëherë është obligative, nëse nuk ndodh ndonjë konflikt, që të falemi te ndonjë imam tjetër, i cili është më i devotshëm dhe më i mirë se ai. Kjo si qortim dhe kundërshtim ndaj veprës së tij. Nëse nuk ka mundësi që të falemi në ndonjë vend tjetër, atëherë lejohet të falurit pas tij për shkak të dobisë së namazit me xhemat.

Gjithashtu, nëse ka mundësi që të falet te ndonjë imam tjetër, mirëpo i frikësohet konflikteve, atëherë lejohet që të falet pas atij imami i cili e rruan mjekrën.

Komisioni i Përhershëm për Kërkime Shkencore dhe Fetva
Nr.2/257
Data: 24.6.1397h

O vëlla i nderuar!
O ti që po e rruan mjekrën, pendohu tek Allahu xh.sh nga ky veprim dhe lëshoje mjekrën ashtu siç ta ka krijuar Allahu xh.sh. dhe pasoje urdhrin e Pejgamberit salallahu alejhi ue selem, i cili të ka urdhëruar që ta lëshosh mjekrën dhe mos të bëhet ajo shkak që ti të dënohesh në Ditën e Gjykimit.

O vëlla, po i respekton urdhrat e Allahut për namaz, agjërim, zekat dhe obligimet e tjera, e çfarë po të ndalon që ta respektosh urdhrin e Tij për ta lëshuar mjekrën? Ai i cili të ka urdhëruar për namaz dhe agjërim, të ka urdhëruar edhe për ta lëshuar mjekrën, pra pse po bën dallime në urdhrat e Tij? Ku është imani yt, ku është sinqeriteti yt me Allahun xh.sh, ku është nënshtrimi yt ndaj urdhrave të Allahut?
Allahu xh.sh i ka nënçmuar ata të cilët veprojnë kështu. Ai thotë: “A e besoni një pjesë të librit e tjetrën e mohoni? Ç’mund të jetë ndëshkimi ndaj atij që punon ashtu prej jush, pos poshtërim në jetën e kësaj bote, e në Ditën e Gjykimit ata hidhen në dënimin më të ashpër. Allahu nuk është i pakujdesshëm ndaj asaj që veproni ju.” (El Bekare, 85)

Pra, o vëlla, mos u bë prej atyre që i ka nënçmuar Allahu dhe të bëhesh prej atyre që e praktikojnë një pjesë të librit kurse tjetrën nuk e praktikojnë. Bëhu prej atyre që u nënshtrohen urdhrave të Allahut xh.sh., që të shpëtosh në dynja dhe ahiret.
Eroll Nesimi
22.8.2008

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit