1.2 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Falja e namazit me pantallona të shkurtra

Më të lexuarat

Falënderimi i takon Allahut, paqja dhe shpëtimi i Tij qofshin mbi vulën e profetëve, Muhamedin (alejhissalatu uesselam).

Pyetje:

Zakonisht e fal namazin me pantallona të shkurtra dhe gjatë tehijatit më zbulohet gjuri dhe ndonjëherë edhe një pjesë e kofshës.
A është i saktë namazi im?

Përgjigje

Namazi është shtylla e dytë  e fesë, ndaj edhe Allahu ka kërkuar një sërë kushtesh pa të cilat namazi është i pavlefshëm. Një prej këtyre kushteve është edhe mbulimi i pjesës së turpshme (auretit). Kjo pjesë për meshkujt është nga kërthiza deri tek gjunjtë sipas mendimit të shumicës së dijetarëve dhe imamëve të njohur. I derguari i Allahut (alejhissalatu uesselam) ka thënë : “… Pjesa e turpshme është nga poshtë kërthizës deri te gjunjtë.”  Hadithin e transmeton imamAhmedi, Ebu Daudi dhe Bejhekiu.  Ka edhe dijetarë të tjerë të cilët e konsiderojnë këtë hadith të dobët dhe për rrjedhojë mendojnë se pjesa e kofshës nuk është auret por është prej etikës që të mbulohet gjithsesi.

Sa i përket gjunjëve ato nuk përfshihen në pjesën e turpshme, ndërsa kofsha, përderisa  tek shumica e dijetarëve konsiderohet pjesë e turpshme, duhet  të jetë detyrimisht e mbuluar gjatë namazit.

Profeti (alejhissalatu uesselam) i  thotë një shoku të tij: “Mbuloje kofshën se është pjesë e turpshme” Transmetoi Tirmmidhiu.

Ndërsa për sa i përket zbulimit të kofshës, apo auretit gjatë namazit, nëse zbulimi ka qenë i pakët, nuk ka kaluar shumë dhe e ke mbuluar shpejt me rrobe, atëhere namazi është i saktë. Nëse ky zbulim është i shpeshtë dhe e ekspozon shumë kofshën , atëherë namazi është i pavlefshëm sipas mendimit të shumicës së dijetarëve dhe shkollave juridike islame të njohura, përvec medh’hebit Maliki, i cili nuk e konsideron mbulimin e kofshës një kusht për vlefshmërinë e namazit, por vetëm detyrim (uaxhib).

Besimtari duhet që të përgatitet në formën më të bukur kur fal namaz, sepse në suren El-A’rafe( ajeti 31) Allahu i Lartësuart hotë: “O bijtë e Ademit, vishuni përshtatshëm kudo dhe kurdo që të faleni”.

Allahu e di më së miri.

http://www.lidhjahoxhallareve.com/

Artikulli paraprak
Artikulli tjetër
- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit