O robër të Allahut! Nuk kujdesen për të falur namazin me xhemat në xhami, përveç burrave të vërtetë. E nuk e lenë namazin me xhemat vetëm se munafikët, gratë apo ato që janë të justifikuar. Pasi që ikën Ramazani shumë e lenë namazin me xhemat. Përse u ndërtuan xhamitë o besimtarë?! Xhamitë ankohen tek Allahu për ju. Vetëm burrat e vërtetë kujdesen për namazin me xhemat. Thotë Allahu: “Burra që nuk i pengon shitblerja nga përkujtimi i Allahut. “Vërtetë janë burra ata që i përgjigjen thirrjes së Allahut, e ai që e lë namazin me xhemat është munafik se Allahu thotë: “E nuk vijnë në namaz, vetëm se duke qenë përtacë.” Po ashtu thotë: “E kur ngrihen për në namaz, ngrihen duke përtuar.” Thotë Profeti (alejhi selam): “Namazi më i rëndë për hipokritin është namazi i jacisë dhe i sabahut. E sikur ta dinin sesa shpërblim ka në to, do të tërhiqeshin zvarrë.” Ibn Mesudi thotë: “Nuk kemi parë ndonjë që të lerë namazin me xhemat përveç munafikut të hapur.” Gratë nuk e kanë detyrë namazin me xhemat. Thotë Profeti (alejhi selam): “Mos i ndaloni gratë që të vijnë në xhami, e shtëpitë e tyre janë më të mira për to.” Namazi i gruas në shtëpinë e saj është më i mirë sesa në xhami me xhemat. Porse nëse vjen në xhami duke i zbatuar kushtet e fesë mos i ndaloni. Po ti o burrë, pse e lë namazin me xhemat?! Vetëm ata që kanë arsye e lenë atë. Allahu thotë: “Kini frikë Allahun sa të kini mundësi.” Profeti (alejhi selam) thotë: “Nëse u urdhëroj, kryejeni këtë urdhër sa të kini mundësi.” Po ashtu thotë: “Kush dëgjon ezanin e nuk i përgjigjet, s’ka namaz për të vetëm nëse ka justifikim.” O ymet! Namazi, namazi, xhemati, xhemati! Ata që falnin sabahun në xhami në Ramazan ku vajtën?! Thotë Ibn Mesudi: “Vinte një burrë që mbahej nga dy të tjerë derisa të qëndronte në saf edhe pse ishte i sëmurë.” Dijeni se vetëm burrat çohen në mëngjes e vijnë në xhami. Ata që qëndrojnë para ekranit të televizorit, kompjuterit e në mëngjes e humbin faljen e sabahut me xhemat, kërkojnë prej Allahut ndihmë, porse sigurisht që nuk do të ndihmohen. E ne po tallemi me vetet tona. Një çifut i tha një ditë një muslimani: “Dijeni o musliman se nuk kemi frikë prej jush derisa i humbni namazet në përgjithësi e sabahun në veçanti.” E kur të jeni të kujdesshëm për të falë namazin e sabahut me xhemat, sikur kujdeseni për ditën e xhuma, atëherë do t’ju japim llogarinë. Nëse humbim namazin me xhemat, çfarë mirësi ka tek ne?! E prej fesë tonë çfarë ka mbetur gjë tjetër përveç namazit e ne e humbëm atë. Po ata si e lanë e nuk falin asnjë namaz e pastaj presin ndihmë prej Allahut?!
Namazi me xhemat është uaxhib, vetem nëse ke arsye. Ne Kuran thuhet: “Falni namazin e jepni zekatin, e bini ruku me ata që bin.” (Ku? Në xhami.) E jo nëpër stadiume e nëpër kinema. E jo para televizorit e kompjuterit. Allahu urdhëron për faljen e namazit me xhemat edhe në luftë. Erdhi një i verbër te Profeti (alejhi selam) (O ti që shikon a nuk ke frikë që mos ta merr Allahu shikimin tënd e pastaj për ty s’ka justifikim.) I tha:”O profet s’ka se kush të më sjell në xhami. Profeti (alejhi selam) i dha leje që të falet në shtëpi. Pasi u largua pak e thirri atë Profeti (alejhi selam) e i tha: “A e dëgjon ezanin për namaz?” Tha: “Po.” I tha që t’i përgjigjet. “O ti i shëndetshëm! Ku e ke lenë namazin me xhemat? O musliman! A e dëgjon ezanin? Apo që të qëndrosh me të shtëpisë është më e mirë? Pse e humbet namazin me xhemat? Profeti thotë (alejhi selam): “Do desha që të digjja shtëpitë e atyre që nuk shkojnë të falin namazin me xhemat me dru.” Ai që e lë namazin me xhemat është i mashtruar prej shejtanit. Ka prej jush që falen në shtëpi dhe në xhami. A ka dallim?! Thotë Ibn Mesudi: “Ishte një burrë që sillej i mbajtur nga dy burra të tjerë që te qëndronte në saf.” Dijetarët kanë thënë se namazi me xhemat është uaxhib. Sahabët e morën këtë nga Profeti (alejhi selam), që kur ishte i sëmurë e mbahej përkrahësh nga dy të afërmit, e këmbët i ishin varë në tokë. Disa thonë se namazi me xhemat është synet. Ata argumentohen me fjalën e Profetit (alejhi selam) që thotë: “Namazi me xhemat është 27 herë më i mirë se namazi i atij që falet vetëm.” Një gjykim i tillë nuk lejohet. Ky hadith tregon për mirësinë e këtij namazi e jo gjykimin për të. Ai që nuk e fal namazin me xhemat nuk duhet që ta përsërisë atë dhe ai që e le pa arsye është mëkatar. Si ta lemë namazin me xhemat?!… Ai është uaxhib. Ka seuab të madh. Ka thënë Profeti (alejhi selam): “Kush merr abdes në shtëpinë e tij dhe e përsos atë, del për në xhami, çdo hap i ngre një gradë dhe i fshihet një mëkat. Hyn në xhami e falet e engjëjt falen për të. Sa është në xhami engjëjt thonë:” O Zot mëshiroje atë. Ai është në pritje të namazit. E kush merr abdes në shtëpinë e tij e përsos atë, del për farzin, e falet me imam, i falen atij mëkatet e mëparshme.” Po ashtu, Profeti (alejhi selam) ka thënë: “A t’ju tregoj për një gjë që u fshin gjynahet dhe ua ngre gradat?” Thanë: “Po.” Tha: “Përsosja e abdesit, shtimi i hapave për në xhami.” Zi mend, o ti nxenës dije dhe ti o mjekrosh se ju jeni më të parët se sa të tjerët për këtë garë.
Ejani me ne që të mësojmë nga sahabët. Ibn Mesudi na thotë: “Kush kënaqet ta takojë Allahun nesër duke qenë musliman, le të kujdeset për namazet kur thërritet për to.” (Po ku? Në xhami.) Allahu i shpjegoi Profetit tonë (alejhi selam) rrugën e udhëzimit e namazet janë rrugët e udhëzimit. Nëse faleni në shtëpitë tuaja, do të linit rrugën e udhëzimit. Kemi parë që nuk e lenë namazin me xhemat vetëm se hipokriti i hapur. Vihej me një burrë që mbahej te dy burra të tjerë derisa të qëndronte në saf.” O ti besimtar a po e humb namazin me xhemat për shkak të tregëtisë apo të punës, apo të gruas, apo të televizorit, kompjuteriat apo intenetit? Ki turp prej Allahut! Sot ke shëndet e nesër mbase sëmuresh. Sot vjen në këmbë në xhami e nesër mbase do të lakmosh që të falesh në drejtim të kibles, e për shkak të sëmundjes nuk mundesh. Kush e ka zemrën të ngurtësuar le të shkojë në spital apo tek varrezat që ta dije se është në miresi. Sot ka jetë e nesër mbase vjen vdekja. Nëse e lë namazin me xhemat sot, kur do të falesh në xhami? S’ka asnjë fe tjetër ku besimtarët pesë herë në ditë të mblidhen në një vend, e as një ditë në javë, e as një muaj në vit e as një ditë në vit, sikurse mblidhen muslimanët. Nëse e lë namazin me xhemat vjen përcarja, pastaj dështojmë. Sot kujdesu për namazin me xhemat se je më mirë. Një ensar e kishte shtëpinë shumë larg prej xhamisë. Nuk i ikte namazi me xhemat në xhami dhe i thanë të blinte një gomar e ti hipte. Ai tha që nuk kishte dëshirë që të kishte shtëpinë afër xhamisë, por deshte që ti shkruhej vajtja në xhami dhe kthimi prej andej. I thanë Profetit (alejhi selam) për këtë e ai tha: “Ti bashkoi Allahu të gjitha këto.” Ka mirësi në vajtje dhe ardhje, sevape që mund të të bëjnë që të jesh në xhenete.