Monaco ka pranuar të paguajë 60 milionë euro për shërbimet e sulmuesit të Atletico Madridit, Radamel Falcao.
Sulmuesi kolumbian pritet të kalojë te klubi i porsapromovuar në Ligue 1, ku do të përfitojë 10 milionë euro për sezon.
Pronari rus, Dmitry Rybolovlev, dëshiron të ndërtojë një skuadër, e cila do ta fitojë Kampionatin francez në sezonin e ri.
Është pritur që Chelsea ta transferojë 27-vjeçarin, i cili konsiderohej shënjestra e parë e Jose Mourinhos pas rikthimit në Stamfrod Bridge. Mirëpo, agjenti i lojtarit, Jorge Mendes, tashmë ka arritur marrëveshje që ai të kalojë në Stade Louis II.kohaislame