2.2 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Falas në Internet përmes Wikipedia Zero

Më të lexuarat

Wikipedia Zero kërkon që të çojë encikolpedinë online atje ku njerëzit nuk kanë mundësi aksesi në Internet. Një gjë e tillë do të arrihet falë bashkëpunimit me kompanitë e telekomunikacionit.

Rreth 500 milionë njerëz në të gjithë botën përdorin projekte të Fondacionit Wikimedia, organizata mëmë e Wikipedia. Sipas një qëllimi të vetë kompanisë numri i përdoruesve duhet të dyfishohet deri në vitin 2015. Një rritje potenciale Fondacioni sheh tek vendet në zhvillim të shpejtë ekonomik. Edhe pse shumë njerëz në këto vende nuk kanë lidhje me Internetin në banesat e tyre, ata mund të vizitojnë faqet e Wikipedia nga smartphonet e tyre. Në mënyrë që kjo gjë të bëhet më praktike duhet të zgjidhen dy probleme dhe kjo nuk është e lehtë.

Problemi nr. 1: kostot
Kul Wadhwa është përgjegjës për zhvillimet në fushën celulare pranë Fondacionit Wikimedia dhe drejton programin Wikipedia-Zero. Në radhë të parë ai e shikon si një sfidë ekonomike. “Mbi të gjitha ka të bëjë më uljen e barrierave që pengojnë njerëzit të futen në Internet, pra kostot. Në shumë vende në zhvillim, njerëzit duhet të paguajnë më shumë se një të dhjetën e të ardhurave të tyre për të patur Internet në smartphone.” Një gjë të tillë mund t’ia lejojnë vetes vetëm pak njerëz. Wadhwa ka negociuar me kompanitë e mëdha të telekomunikacionit. Ai kërkon që klientët e tyre të kenë mundësi të hapin falas faqet e Wikipedia-s nga celularët e tyre. Në 19 vende një gjë e tillë është e mundur.
Deri tani tetë kompani telekomunikacioni kanë marrë pjesë në këtë projekt. Bashkëpunimi i fundit u vendos në fund të tetorit me kompaninë e cila u ka dhënë mundësi aksesi falas në faqet e Wikipedias 4,5 milionë kilentëve të saj. Prej kohësh kompania afrikane ka vendosur një bashkëpunim të tillë edhe me “Facebook Zero”.

Problemi nr. 2: teknika
Smartphone-t janë duke u zhvilluar, por sërish në vendet në zhvillim nuk përdoren shumë. Celularët e thjeshtë nuk janë në gjendje të riprodhojnë përmbajtjen e Wikipedias. Wadhwa dhe kolegët e tij kanë menduar që ata mund të komunikojnë përmes mesazheve, pra përdoruesit dërgojnë një mesazh dhe më pas atyre u kthehet një përgjigje. Alternativa tjetër do të ishte një platformë e bazuar tek teksti si Facebook, çka ofron më shumë mundësi për interaktivitet.
Një mundësi e tretë është një aplikacion për celularin Nokia S40. Si ky lloj celulari janë miliona në përdorim. Ai është praktik, por ende shumë larg smartphon-ëve modernë.

Bashkëpunim miqësor pavarësisht censurës

Në botën e Wikipedia-Zero janë edhe vende të cilët nuk shquhen për lirinë e Internetit. Kul Wadhwa është në dijeni të kësaj situate, por thekson: “Nuk do të censurojmë asnjëherë Wikipedian. Ne nuk do të ndryshojmë asnjëherë përmbajjten. Kur partnerët tanë bllokojnë apo filtrojnë materialet, ne nuk mund të bëjmë asgjë.” Sidoqoftë sipas tij, është një gjë e mirë kur miliona njerëz kanë mundësi të hapin faqen pa nevojën për të paguar.
Harta e botës e Wikipedia Zero ende nuk përfshin çdo vend dhe disa nga ata janë rrethuar si vende potenciale zhvillimi. Në Amerikën Latine asnjë vend nuk është bërë pjesë e projektit. Sipas strategjisë së tyre pesëvjeçare, Fondacioni Wikimedia në vitin 2015 kërkon të arrijë shifrën e një miliard përdoruesve./dw

 

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit