Një studim i kryer në Britani thotë se dhimbjet e shpinës vijnë në të shumtën e rasteve nga puna në zyrë dhe qëndrimi ulur për shumë orë,mbajtja e peshave, apo dhe mungesa e aktivitetit fizik.
Ndër shkaqet kryesore të dhimbjes së shpinës është qëndrimi jo i mirë në karrige, pasi kur jmi në punë ne gjejmë një pozicion që jemi rtehat dhe harrojmë se duhet të kujdesemi që të mos kemi dhimbje shpine.
Punimi i tokave dhe bujqësia është një shkaktar tjetër i dhimbjeve të shpinës.Sipas një studimi me 100 persona të cilët punojnë mesatarisht 6-8 orë ulur në ditë. Nga vështrimi që kemi kryer me këta persona, kemi dalë në përfundime se, 99% e tyre, përpiqeshin të qëndronin në një anë të kompjuterit, ose shtriheshin, në karrige, duke qenë se nuk qëndronin dot në një pozicion gjatë gjithë kohës.
Mbajtja e shpinës për shumë orë ulur, ndikon te rruazat që sjelli dhimbje, sidomos gjatë natës. “Shpina është një kolonë kockash, të cilat lidhen së bashku nga muskujt dhe ligament¬et dhe janë të ndara nga disqet ndërmjet vertebrave.
Rruazat rrethojnë palcën kurrizore e cila është rruga kryesore për marrjen e mesazheve nga truri”, thuhet në studime të ndryshme.
Sipas mjekëve trupi i një burri duhet të ngrejë pesha jo më shumë se 50 deri në 60 kilogram, duhet të shmanget qëndrimi për një kohë të gjatë ulur apo për një kohë të gjatë në këmbë pa lëvizur. Shtylla kurrizore ka nevojë të lëviz.kohaislame