1.3 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Faktorët e prishjes së dhëmbëve

Më të lexuarat

Prishja e dhëmbit e ka atakuar njeriun që nga kohët më të lashta. Qëndrimet bashkëkohore të etiologjisë së prishjes së dhëmbit (kariesit) synojnë gërshetimin e faktorëve të përgjithshëm dhe lokal me traditën dhe zakonet, me nivelin e arsimimit dhe gjendjen ekonomike.

Faktorët e prishjes së dhëmbit mund t’i ndajmë në tri grupe:
-Faktorë të përgjithshëm
-Faktorë lokal
-Faktorë jatrogjen
Tek faktorët e përgjithshëm marrin pjesë:
1.Trashëgimia. Me këtë nënkuptojmë se një familje ka paradispozicion për paraqitjen e kariesit në krahasim me tjetrën, gjë që arsyetohet me faktorët gjenetik.
2. Raca. Raca e bardhë është më shumë e atakuar prej kariesit.
Përafërsisht frekuenca e njejtë është edhe te melezët, ndërsa zezaket kanë përqindje me të vogël të kariesit, por kanë më shumë sëmundje paradontale.
3. Gjinia. Femrat i nënshtrohen më shumë kariesit sesa meshkujt. Mendohet se arsyeja është në raportet e ndryshuara hormonale. Te femrat tajohet pështyma më viskoze dhe në sasi më të vogël. Ph e pështymës tek femrat është 7,2 ndërsa tek meshkujt është 7,5.
4. Mosha. Me kalimin e moshes zvogëlohet përqindja e prishjes së dhëmbit. Prishja e dhëmbit është më shumë sëmundje e të rinjëve. Mosha prej 5-8 vjeç dhe 13-20 vjeç konsiderohet si periudhë me më shumë karies.
5. Shtatzënia. Hipoteza se gjatë shtatzënisë shtohet frekuenca e kariesit është e gabueshme. Por meqenëse femra i kushton më shumë kohë shtatzënisë dhe frytit, goja lihet pas dore, e si pasojë kemi më shumë karies.
6. Klima. Në vendet me klimë subtropike përreth ekuatorit ka më pak karies e më shumë paradontopati në krahasim me vendet me klimë kontinentale.
7. Standarti jetësor. Standarti i ulët jetësor tërheq me vete më pak karies, ndërsa popujt e civilizuar kanë më shumë prishje të dhëmbëve, pasi konsumojnë ushqime të konservuara deri në 95 %.
8. Ushqimi. Marrja e ushqimit të pasur me proteinë lipide, karbohidrate, minerale, vitamina gjatë jetës në barkun e nënës dhe në kohën pas lindjes, por para daljes së dhëmbëve ndikon në zhillimin adekuat të dhëmbëve, kurse në kohën pas daljes së dhëmbëve ushqimi ka veprim kariogjen ose kariesimon.
Me marrjen e ushqimit të pasur me kripëra minerale rritet sasia e pështymës seroze, me të cilën arrihet shpërlarja më e mirë e sipërfaqeve të dhëmbëve.
Ëmbëlsirat tajojnë pështymë mukotike që i fikson mbeturinat e ushqimit në dhëmbë dhe kështu formohet një mes i përshtatshëm për zhvillimin e mikroflores kariogjene. Konsumimi i qumështit, perimeve dhe i pemëve nënkupton koicitencën e vogël të kariesit për dallim prej përdorimit të produkteve të grurit që janë shkaktarë permanent të prishjes së dhëmbëve. Gjithashtu ushqimi i fortë abraziv bën largimin e shtresave të buta nga sipërfaqet e dhëmbit.

Tek faktorët lokalë marrin pjesë:
1. Forma e dhëmbit. Çdo ndryshim në sipërfaqen e dhëmbit në formë të brazdes, fisures apo gropëzës mund të jetë vend predispozues për paraqitjen e kariesit.
2.Higjena e gojës. Pastrami adekuat i dhëmbëve dy herë në ditë nga 3 min, përdorimi i perit të mëndafshtë për mënjanimin e ushqimit ndërmjet dhëmbëve është optimumi i duhur për çdo individ. Me largimin e depozitimeve të forta dhe të buta nga sipërfaqet e dhëmbit zvogëlohet mundësia e zhvillimit të mikroorganizmave.

Tek faktorët jatrogjen bëjnë pjesë tretmanet joadekuate stomatologjike që shpesh janë shkaktarë për paraqitjen e kariesit.
Këto marrin pjesë:
1. Nxjerrja e parakohshme e dhëmbëve të qumështit
2. Mbushja joadekuate e dhëmbit
3. Punimet protetike joadekuate
4. Traumat gjatë intervenimeve kirurgjike.

/pertymoter.net/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit