1.7 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

“Fakti që Gülen qëndron ende në SHBA shqetëson të gjithë popullin turk”

Më të lexuarat

Presidenti Erdoğan në një intervistë për kanalin amerikan CBS ka deklaruar se “është i zhgënjyer” për shkak të disa politikave amerikane në kohët e fundit

Në një intervistë speciale në programin “60 minuta”, në kanalin televiziv amerikan CBS Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, ka bërë disa deklarata për disa çështje, si për marrëdhëniet turko-amerikane në Siri, e deri tek tentativa për grusht shteti më 15 korrik nga organizata terroriste FETÖ, raporton Anadolu Agency (AA).

Duke iu përgjigjur pyetjeve të Steve Crof për marrëdhëniet turko-amerikane Presidenti Erdoğan ka deklaruar se “është i zhgënjyer” për shkak të disa politikave amerikane në kohët e fundit. Ai ka folur edhe rreth pritshmërive për qeverinë e Donald Trumpit i cili është zgjedhur president i SHBA-ve.

Ekstradimi i kreut të FETÖ-s dhe Siria

Pasi ka shprehur kritikat ndaj qeverisë së këtij vendi për shkak se kreu i FETÖ-s Fetullah Gülen vazhdon të qëndrojë në Shtetet e Bashkuara pa iu nënshtruar ndonjë hetimi, Erdoğan ka theksuar se fakti që Gülen qëndron ende në SHBA shqetëson të gjithë popullin turk.

Ndër të tjera duke tërhequr vëmendjen se një burim shqetësimi është edhe mënyra se si qeveria e Barack Obamës ka trajtuar krizën e Sirisë, Erdoğan ka vënë në dukje se këto politika kanë luajtur rol që të dalin në pah rreziqe të sigurisë në kufijtë jugorë të Turqisë.

Duke deklaruar se çështjet në lidhje me Sirinë ia ka transmetuar edhe Presidentit amerikan Obama edhe zv/presidentit Joe Biden, Presidenti Erdoğan është shprehur se “Ata nuk kanë qenë të suksesshëm për të trajtuar seriozisht këto çështje dhe kjo na ka shqetësuar ne.”

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit