-4.3 C
Pristina
Sunday, December 22, 2024

Facebook vendos çmimin e aksioneve 104 miliardë $

Më të lexuarat

Facebook-u ka vlerësuar aksionet e tij në një nga momentet që ka ngjallur pritshmërinë më të madhe në historinë e tregut të aksioneve. 

Rrjeti social tha të enjten se ka vlerësuar aksionet me 38 dollarë secili, teksa ato do të fillojnë të shiten të premten në Nju Jork.

Duke llogaritur këtë, vlera e firmës tetë-vjeçare do të shkojë në 104 miliardë dollarë.

Kërkesa është mjaft e lartë, ndërsa më herët gjatë kësaj jave Facebook tha se do të shiten 25%  aksione më shumë nga sa ishte planifikuar në fillim.

Por mbetet ende në diskutim pyetja se a do të jetë e aftë firma për të gjeneruar fitime mbi platformat e telefonisë celulare?

Ka gjithashtu shqetësime se kompania me t’iu përgjigjur aksionerëve, mund të ketë një përqëndrim më të madh mbi reklamat për të gjeneruar fitimet. 

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit