Rrjeti social është duke testuar një opsion të ri si për faqen në versionin desktop ashtu edhe për atë mobile. Ai quhet ‘Ruaj për më vonë’ (Save for later) dhe ju lejon të ruani postime në një folder ruajtjeje (Saved folder). Kjo karakteristikë ngjan me atë në Twitter, kur shtohet një cicërimë në ‘Të preferuarat’ (Favorites).
Ky folder gjendet në Apps tek Facebook për iOS si dhe tek versioni desktop. Për të ruajtur një postim, mbani të shtypur opsionin dhe do të shfaqet një mesazh ‘Save’. Në Facebook desktop, opsioni Save mund të gjendet nën postimet, ngjitur me Shpërndaj, Komento dhe Pëlqej.
“Po testojmë këtë karakteristikë të re për të ruajtur postimet me një përqindje të vogël përdoruesish”, u shpreh kompania.
Sipas iMore, miqtë nuk do të vihen në dijeni nëse i ruani postimet e tyre, një veçori kjo që e dallon nga ‘Të preferuarat’ e Twitter.
Deri tani nuk dihet ende nëse ky opsion do të jetë i gatshëm gjerësisht. Psh. Facebook e la vetëm një ditë opsionin ‘Find Friends Nearby’ para disa kohësh.
Që nga e marta, ky opsion i ri është i disponueshëm vetëm për disa iPhone, iPad dhe përdorues desktopi. iMore shkruan se kjo karakteristikë nuk ka nevojë për përditësim, pasi do të shfaqet vetë automatikisht. (PCWorld Albanian)/kohaislame