Facebook do të vendos një mjet të ri i cili do të shërbejë për të njohur postimet e personave që japin sinjal për vetëvrasje
Këtë e ka bërë të ditur themeluesi i Facebook Mark Zuckerber.
“Vetëvrasje është shkaku i dytë kryesor i vdekjeve për moshat 15-29 vjeç. Të parandalosh një vetëvrasje është e ndërlikuar, por ekspertët thonë se një nga mënyrat më të mira për të ndihmuar atë që është në rrezik është dëgjosh atë dhe personat e ngushtë të tij”,- shkruan Zuckerberg në një postim.
Ky sistem do të aplikohet tek videot drejtë për drejtë. Personi i cili sheh një video të tillë ku paraljamërohet për një vetëvrasje të mundshme mund të vihet në kontakt me personin.