Facebook është duke synuar të blejë shfletuesin e famshëm Opera, për të konkurruar me Google, Mozilla dhe rivalët e tjerë të cilët kanë ndonjë pjesë të tregut.
Sipas një burimi të informacionit, Opera Software ka folur me Pocket Lint, dhe bazuar në deklaratat e tyre shfletuesi është duke kërkuar një blerës për biznesin e saj, dhe madje thuhet se për këtë qëllim ka ngrirë punësimet e reja në kompani.
Në anën tjetër, Facebook nuk është duke kursyer për tu zgjeruar në treg, duke u shndërruar në një adresë e rëndomtë e blerjes së bizneseve të reja, të cilat sjellin shërbime të reja për përdoruesit. /albeu/kohaislame/