3 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Facebook paraqet ndryshime në rregullat e veta

Më të lexuarat

Rrjeti shoqëror Facebook ka zbuluar ndryshimet e bëra në rregullat e reja të shërbimit, duke bërë disa ndryshime më të hershme në një përpjekje për të lehtësuar kritikat e përdoruesve në lidhje me privatësinë dhe atë se si informacioni i tyre përdoret.

Duke u mbështetur në reagimet e marra nga përdoruesit, Facebook lëshoi një set të ndryshimeve të propozuara gjatë të premtes dhe ofroi shpjegime më të hollësishme të rishikimit të vet. Që nga viti 2009, rrjeti shoqëror ka ndërmarrë një qasje të veçantë me “Deklaratat e të Drejtave dhe Përgjegjësive (SRR)” të veta që ajo që i quan rregullat e shërbimit.

Përpara se të bëhet vënia e ndonjë rregulle të re, ndërmarrja i propozon ndryshimet tek përdoruesit, i cili pastaj ka një periudhë kohore për të komentuar dhe të bëjë pyetje.

Në disa raste, Facebook madje i vendos përdoruesit për të bërë votime.

Së fundi, ndërmarrja ka bërë ndryshime dhe ka ofruar përgjigje ndaj pyetjeve që kanë të bëjnë me një draft të Deklaratës së të Drejtave dhe Përgjegjësive të reja që e paraqiti gjatë muajit mars.

Facebook e kishte cekur rishikimin në një dokument të ndarë.

Ndryshimi më i madh ishte fshirja e një rregulli të ri që deklarate: “Disa ose të gjitha shërbimet dhe veçoritë e Facebookut mund të mos jenë të gatshme për përdoruesit në pjesë të caktuara gjeografike. Ne rezervojmë të drejtën për të përjashtuar ose kufizuar dispozitën e ndonjë shërbimi ose veçorie në zgjedhjen tonë të vetme.”

Ndërmarrja tregoi që përdoruesit kishin pyetur nëse kjo nënkuptonte që Facebook në të ardhmen do të mund të vendoste që të kufizonte veprimtaritë në rrjet nga aktivistët ose përdoruesit e tjerë.

“Pas vëzhgimit të komenteve tuaja për këtë gjuhë të propozuar, ne vendosëm që vëzhgimi shtesë që ne propozuam ishte i hapur për keqinterpretim,” tha Facebook.

“Ndryshimi i propozuar ishte për qëllim të mbulonte rrethanat që ne mund t’i parandalojmë duke ofruar shërbimet tona. Për shembull, interneti mund të ndalet, veçori të caktuara mund të mos jenë të gatshme në disa vendndodhje, ose një regjim mund të bllokojë shërbimin e vet në shtetin e tyre.”

“Kur ju apo të tjerët të cilët mund të shohin përmbajtjen dhe informacionin tuaj që përdoret nga një aplikacion, përmbajtja dhe informacioni juaj shpërndahet me aplikacionin” u ndryshua në “Kur ju e përdorni një aplikacion, aplikacioni mund të ju pyes për lejen tuaj për t’u qasur në përmbajtjen dhe informacionin tuaj e po ashtu edhe përmbajtjen dhe informacionin që të tjerët e kanë shpërndarë me ju.”

“Ju nuk do t’i etiketoni ose dërgoni ftesa me email tek jopërdoruesit pa pëlqimin e tyre ose t’i etiketoni përdoruesit nëse ju e dini që ata nuk duan të etiketohen” ishte ndryshuar  në “Ju nuk do t’i etiketoni përdoruesit ose të dërgoni ftesa me email tek jopërdoruesit pa pëlqimin e tyre. Facebook ofron vegla shoqërore raportuese për t’ua mundësuar përdoruesve për të ofruar reagime pas etiketimit,” tha Facebook./pcworldalbanian/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit