1.7 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Facebook paguan hakerët më shumë se 300.000$ për të zbuluar defektet

Më të lexuarat

Ryan McGeehan, drejtor i ekipit për siguri në Facebook, njoftoi se rrjeti social u ka paguar hakerëve më shumë se 300.000$ për të zbuluar gabimet dhe defektet që ka faqja si dhe për t’i rregulluar ato.

McGeehan shkroi se programi i kompanisë për defektet, që zakonisht i paguan hakerët rreth 1.000$ për çdo mangësi që ata zbulojnë, prej lansimit të këtij programi gjatë vitit të kaluar e deri më tani ka shpërblyer 131 hakerë nga 27 vende të ndryshme të botës, kurse njëri prej hakerëve është punësuar në Facebook si praktikant.

Edhe Google deklaroi në shkurt se kishte shpenzuar rreth 410.000$ për të paguar hakerët që kanë raportuar mangësitë dhe dobësitë në shërbimet e saj. Por, duket që Facebook nuk është fort larg Google, sa i përket pagesave ndaj hakerëve, dhe shihet qartë që firmat e teknologjisë janë gjithnjë të gatshme të paguajnë shuma të konsiderueshme parash për të vënë në dukje të metat e sigurisë së tyre përpara se të shfrytëzohet nga hakerët keqbërës.

Në muajin prill, Google pagoi një nga shumat më të mëdha, për reportimin e një defekti të vetëm në shërbimet e Uebit të tij, prej 20.000$, rreth 5 herë më shumë se maksimumi i tij i kaluar që ishte 3.133,7$. Gjithashtu, Google pagoi 60.000$ dy kërkuesve të cilët paraqitën shfletuesin Google Chrome.

Sipas McGeehan, zbulimi i vazhdueshëm i defekteve dhe fshehja e tyre karshi nesh është diçka shumë negative, pasi hakerët mund ta “shesin” këtë defekt në tregun e zi, dhe të na e tregojnë ne pastaj përsëri por duke na kërkuar dyfishin e pagesës e ndoshta edhe më shumë. Kur blerësi ankohet për defektin e rregulluar, shitësi do të bëjë sikur Facebook e ka gjetur defektin dhe do ta rregulloj atë vet. Por ne – thotë McGeehan – kemi lansuar programin tonë dhe jemi shumë krenarë për këtë gjë. /PCWorld Albanian/kohaisalme/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit