1.3 C
Pristina
Friday, November 15, 2024

Facebook mund ta bëjë Zuckerbergun më të pasurin në botë

Më të lexuarat

Oferta e parë publike prej 11.8 miliardë dollarësh për ndërmarrjen Facebook do të forcojë statusin e 27 vjeçarit, Mark Zuckerberg, si njëri nga njerëzit më të pasur në botë për të vendosur rrjetin e vet shoqëror në mesin e ndërmarrjeve me vlerën më të lartë në Shtetet e Bashkuara.

Sipas një dorëzimi të bërë gjatë ditës së djeshme nga rregullatorët, Facebook është duke ofruar rreth 337.4 milionë aksione për 28 deri në 35 dollarë për secilin. Sipas Bloomberg, bashkëthemeluesi i këtij rrjeti do të kishte pjesën prej 17.6 miliardë dollarëve, duke e bërë atë më të pasur se sa Steve Ballmer i ndërmarrjes Microsoft dhe miliarderin rus Vladimir Lisin, të cilët kanë dyfishin e moshës së Zuckerberg.

Zuckerberg, i cili e filloi shërbimin për shokët e tij në Harvard si një 19 vjeçar në fjetoren e tij, e ktheu rrjetin Facebook në njërin nga rrjetet më të popullarizuara në botë, duke pasur arritur kështu 900 milionë përdorues gjatë çerekvitit të kaluar. Tani ai duhet të vërtetojë që ka shkathtësi për udhëheqje për të dërguar rritje të mjaftueshme për të arsyetuar vlerën e ndërmarrjes, tha Paul Saffo, i cili është drejtor udhëheqës në Discern Analytics në San Francisco.

“E tërë ngjarja për Silicon Valley është puna e madhe, entuziastët sipërmarrës teknologjikë që arrijnë paga të larta,” tha Saffo, ndërmarrja e të cilit ofron statistika për investitorët institucionalë. “Sfida që ka ai është: A mundet Marku të rritet aq shpejt sa është rritur ndërmarrja e tij? Dhe a mundet Marku të rritet më shpejt se sa që ndërmarrja e tij është rritur? Sepse, natyrisht, kjo është ajo që një udhëheqës duhet të bëjë.”/pcworldalbanian/kohaislame/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit