Sot gjatë ditës, Facebook ka publikuar të dhënat e reja për rritjen e numrit të përdoruesve të saj në tremujorin e fundit të vitit të kaluar.
Rrjeti social ka raportuar se numri i përdoruesve të saj ka arritur në 1.056 miliardë përdorues gjatë tre muajve të fundit të 2012.
Gjithashtu ka raportuar se përdoruesit mujor aktivë në faqe, të cilët janë qasur nga telefonat mobil për herë të parë i kanë tejkaluar ata që faqen e kanë shfletuar nga kompjuterët personal. Më saktësisht, shumica prej 618 milionë përdoruesve aktivë në ditë qasen në faqe nga telefonat e tyre mobil.
Shifra prej 1.056 miliardë përdoruesve paraqet një rritje prej 24.97 për qind, krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit 2011, ndërsa rritja më e madhe vjen nga Azia, përkatësisht Japonia.
Ndërkaq, Facebook ka thënë se numri i përdoruesve ditor aktivë ka arritur në 618 milionë njerëz, një rritje kjo prej 34 milionë përdoruesve, krasuar me tremujorin paraprak. / Telegrafi /