Facebook para disa dite ka publikuar rezultatet e tyre të fundit financiare, dhe në të njejtën kohë kanë publikuar disa informata lidhur me qasjen e përdoruesve në Facebook brenda muajit, e qe thuhet se tani kanë një total prej 1.1 miliardë përdorues aktivë, 23 % më shumë se vitin e kaluar.
Sipas tyre vetëm për muajin Mars, përdorues aktivë qe përdorin Facebook-un brenda ditës janë regjistruar 665 milionë, një rritje këtu prej 26 % krahasuar me vitin e kaluar.
Kurse përdorues qe ju qasen Facebook-ut nëpërmes pajisjeve mobile janë regjistruar 751 milionë, kjo është një rritje prej 54 % krahasuar me vitin e kaluar. Më poshtë kemi paraqitur tri grafika të bëra nga TNW. |ameble|