-3.8 C
Pristina
Sunday, December 29, 2024

Facebook mbështet “Shpërbërjen paqësore të Serbisë”

Më të lexuarat

Në Facebook është shfaqur grupi “Mbështesim shpërbërjen paqësore të Serbisë” (Podržimo mirni raspad Srbije), që momentalisht ka afro 1800 anëtarë, ndërsa siç thonë mediat serbe: “nga gjuha mund të vërehet se prapa saj qëndron dikush nga Kroacia”. 

Faqja përmban disa ilustrime, si p.sh. një të tillë ku presidenti i Republikës Sërpska, Milorad Dodik, tregon “hartën e re” të Ballkanit, ku të gjithë vendet e Ballkanit janë ende brenda kufijve që janë në fuqi, me përjashtim të Serbisë, e cila është mangët për Sanxhakun dhe Vojvodinën. “Administratorët e Facebook-ut injorojnë raportimet tona për faqen ‘Dubrovniku serb’. E pra, ne shikojmë ndryshe. Kosova është Kosovë. Sanxhaku është Sanxhak, Vojvodina është Vojvodinë, e le të mendohen pak”, thuhet në një nga postimet e “shpërbërjes paqësore”, transmetojnë mediat serbe. Është interesante se në këtë grup ka edhe njerëz nga shtetet tjera të ish-Jugosllavisë, e po ashtu edhe nga Serbia. Faqja është formuar në pjesën e dytë të këtij shtatori, transmeton Telegrafi shkrimin. Ndërsa, ka nxitur reagime të mëdha në Serbi. Autoritetet serbe i kanë dërguar kompanisë Facebook kërkesa për ndalimin e saj./koha/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit