0.9 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

“Facebook” i kërkon falje familjes së ish-bosit të mafias Toto Riina. Ja çfarë ka ndodhur

Më të lexuarat

Rrjeti social “Facebook” i kërkon falje familjes corleoneze Riina. Kjo pasi “Facebook” ka hequr të gjitha postimet e ngushëllimit të postuara në rrjet pas vdekjes së mafiozit. Një zëdhënës i “Facebook” shpjegoi për Associated Press se “postimet ishin eliminuar gabimisht”, dhe “tani janë ripublikuar”.

Postimet e ngushëllimit për familjen Riina ishin hequr “pasi disa përdorues ishin ankuar se ishin kundër rregullave të Facebook”, ka shpjeguar zëdhënësi, duke shtuar se “bëhet fjalë për një gabim”, por pa shpjeguar se pse ishin hedhur më pas online.

 

Pas vdekjes së bosit mafioz, profilet e vajzës Maria Concetta Riina dhe të ungjit të tij, Antonino Tony Ciavarello, ishin mbushur me mesazhe ngushëllimi të llojit “Udhëtim të mbarë xhaxha Toto”, por edhe sulme për krimet e kryera.

 

Mesazhet kishin mbërritur nga e gjithë Italia, në adresë të Lucias dhe Maria Concettas, dy vajzave të bosit korleonez, por edhe në adresë të dhëndrit të kapos së Cosa Nostras, Antonio Ciavarello, bashkëshorti i Maria Concettas. Sipas burrit, qindra sinjalizime në rrjet, e kishin shtyrë “Facebook” të fshinte mesazhet. Kështu kishte postuar një imazh të ri duke shpjeguar se çfarë kishte ndodhur: “Dikujt i ka dhënë besdi hidhërimi juaj”, shkruante ai dhe kishin ardhur më pas qindra komente të tjera.

 

Bosi i bosëve Salvatore Riina u varros dje në Corleone në një ceremoni ku merrnin pjesë 20 njerëz të familjes së tij por të rrethuar nga kurioziteti i qindra gazetarëve. Nuk pati ceremoni dhe as meshë por vetëm një bekim të shpejtë nga prifti dhe trupi i Toto Riinës u fut në varrin familjar.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit