-2.3 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Facebook gjithnjë e më pak i rëndësishëm?!

Më të lexuarat

Një hulumtim i bërë me më shumë se 5 mijë tinejxherë amerikan ka zbuluar se në krahasim me vitin e kaluar, rreth 10 për qind më pak prej tyre kanë thënë se Facebook është “faqja e tyre më e rëndësishme e internetit”
Kohëve të fundit ne po shohim gjithnjë e më shumë aplikacione të cilat mundësojnë dërgimin e mesazheve të cilat zëvendësojnë shërbimet e rrjeteve sociale si Facebook dhe Twitter, ndërsa Google po përgatitet të debtuojë me shërbimin e saj të quajtur Babel.
Interesim gjithnjë e më i vogël po vërehet edhe për Twitter, YouTube, Google Plus dhe Flickr, ndërsa faqja e vetme e cila ka regjistruar rritje është ajo e Pinterest.

Gjatë javës që lamë pas, Google disa herë me radhë e ka demantuar lajmin se kompania dëshiron ta blejë shërbimin WhatsApp për një shumë që arrin në 1 miliard dollarë, pasi që siç thuhet ajo është duke u bërë gati për shërbimin e saj të komunikimit – Babel.

Shumë nga aplikacionet e reja ofrojnë përmbajtje të ngjashme, duke u mundësuar përdoruesve të saj të krijojnë profilet e tyre personale apo edhe të krijojnë rrjetin e tyre të miqve dhe të shpërndajnë fotografi, video dhe muzikë. Në mesin e atyre që janë më të famshme hyjnë WhatsApp, Kik, Kakao Ink dhe të tjerat.

Me mbi 1 miliard përdorues, Facebook mbetet uebfaqja më e famshme në botë, dhe depërtimi i shërbimit edhe në telefonat mobil, e ka bërë atë aplikacionin më të përdorur për telefonat e mençur.

Megjitthatë, investitorët e shumtë në Luginën e Silikonit thonë se ekziston një mundësi e madhe që aplikacionet e dërgimit të mesazheve multimediale të rrezikojnë dominimin e Facebook në vitet në vijim.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit