0.8 C
Pristina
Sunday, November 17, 2024

Facebook blen Face.com

Më të lexuarat

Ndërmarrja Facebook ka blerë Face.com, duke shtuar teknologjinë që mundëson njohjen e fytyrës në fotografi.

Rregullat e marrëveshjes, të lajmëruara në një postim në blog nga Face.com gjatë së hënës, nuk janë zbuluar.

Face.com i ndihmon përdoruesit që të bëjnë etiketim të fotografive dhe të gjejnë fotografi online duke veçuar tipare të fytyrës në rrjetet sociale dhe faqet për shpërndarje me fotografi. Facebook, në Menlo Park, tashmë përdor aplikacionet e Face.com

“Njerëzit që e përdorin Facebookun e pëlqejnë shpërndarjen e fotografive dhe kujtimeve me shokët e tyre dhe teknologjia Face.com ka ndihmuar në ofrimin e përvojës më të mirë për fotografi,” tha Ashley Zandy, zëdhënës i Facebook. “Ky transaksion thjesht sjell një skuadër të klasit botëror dhe një tregtar të vjetër të teknologjisë në shtëpi.”

Facebook, që së pari shiti aksionet për publikun para një muaji, ka qenë duke bërë blerje për të sjellë zhvillues të talentuar, të shtojë veçori në faqe dhe të përkrahë ofertat për celularë nga ndërmarrja.

Që nga fillimi i muajit prill, Facebook është pajtuar që të blejë aplikacionin për shkëmbim të fotografive, Instagram, aplikacionin për vendndodhje, Glancee dhe ndërmarrjen për dërgim të dhuratave sociale, Karma.

Face.com, që ka zyrat në San Francisko dhe Tel Aviv, është pronë e Yandex NV, që është makina më e përdorur në Rusi për kërkime dhe ndërmarrje investuese, Rhodium. (PCWorld Albanian/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit