1.4 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Facebook: 10 gjëra të mahnitshme që ju ndodhin kur ju…

Më të lexuarat

A keni menduar ndonjëherë se çfarë mund të ndodhë kur ndaloni së kontrolluari vazhdimisht Facebook-un? Çfarë mund të bëni gjatë tërë asaj kohe së kaluar duke u socializuar në Facebook?
 
A e keni provuar ndonjëherë të kaloni ditën pa e kontrolluar facebook-un gjatë gjithë kohës? Nëse nuk e keni provuar dhe nuk e dini se çfarë do të ndodhë nëqoftëse ndaloni së kontrolluari vazhdimisht facebook-un, lexoni artikullin e mëposhtëm për dhjetë gjërat e mahnitshme gjatë ndalimit së kontrolluari të facebook-ut.
 
Do të ndjeheni më mirë me veten tuaj
Kur ndaloni së kontrolluari vazhdimisht fatin e mirë të njerëzve të tjerë dhe të shqetësoheni se sa like keni marrë gjatë postimeve tuaja, do të filloni mënjëherë të ndjeheni më mirë për veten dhe për tipin e personit që ju jeni pa u brengosur aq shumë për mendimet e tjerëve.
Do të jeni më produktiv
Tërë ajo kohë që kaloni në facebook çdo ditë ju privon nga koha për tu marr me aktivitete apo hobi të ndryshëm. Sigurisht se do të keni më shumë kohë për të qenë produktivë nëse ndaloni së kontrolluari vazhdimisht facebook-un.
Do të zbuloni se çfarë është pëlqimi real dhe për çfarë bëhet fjalë
Kur merrni pëlqime për postimet apo fotografitë tuaja në facebook, nuk është pëlqim apo “like” në të vërtetë. Njerëzit vetëm duan t’ju bëjnë me dije se i lexojnë postimet tuaja apo thjeshtë t’ua ktheni edhe ju pëlqimin atyre. Por, kur ndaloni së kontrolluari vazhdimisht facebook-un do të kuptoni se çfarë në të vërtetë është pëlqimi. Do të keni më shumë kohë të kujdeseni për lidhjetreale që me të vërtetë kanë rëndësi.
Do të fleni mirë
Është fakt se nuk është e lehtë të largohesh nga facebook-u dhe të ndaloni së shikuari profilet e njerëzve dhe postimet e tyre deri në orët e vona të natës. Nëse jeni në gjendje të pushoni nga facebook-u, ju do të mund të qetësoni edhe mendjen tuaj me ç’rast do të mund të pushoni edhe fleni më mirë.
Do të ndjeheni shumë keq rreth marrëdhënieve të mëparshme
Në facebook mund të shihni profilet e ish të dashurve tuaj gjatë tërë kohës dhe kur të shihni se sa i lumtur është ai përkrah një femre tjetër, ju do të ndjeheni shumë e dëshpëruar. Kështuqë, është më mirë të shpëtoni nga kokëdhembja dhe të kaloni kohën tuaj duke u fokusuar se çfarë keni para vetes.
Do të jetoni më shumë në botën reale
Kur ju largoheni nga facebook-u do të filloni të fokusoheni më shumë në botën reale në të cilën jetoni. Do të flisni më shumë me njerëz dhe ndoshta të keni më shumë miq real si dhe të dilni më shpesh në mbrëmje argëtuese.
Do të keni më shumë privatësi
Të kaloni më shumë kohë në facebook do të thotë të mos i kushtoni shumë rëndësi detajeve në jetën tuaj personale. Dhe mos harroni se të gjitha këto detaje nuk vërehen vetëm nga shokët dhe familja. Nëse limitoni kohën në facebook do të mund të keni më shumë privatësi.
Do të jeni më shumë mirënjohës për atë që keni
Nëse kontrolloni vazhdimisht facebook-un dhe jetën e njerëzve, do të mund të ndesheni me ndonjë shoqe të gjimnazit e cila ka bërë një makinë shumë më të mirë se ju dhe një punë më të suksesshme. Kjo do të ju bëjë më të frustruar për jetën tuaj reale, nëse pushoni të kontrolloni facebook-un do të mund të vlerësoni më shumë jetën dhe gjërat që ju rrethojnë.
Do të jeni më shumë të pavarur
Zgjedhja që të mos kaloni kohën tuaj në facebook, do të ju mundësojë të bëni gjëra që me të vërtetë ju bëjnë të lumtur. Duke vepruar kështu, ju do të keni më shumë vet-respekt dhe pavarësi.
Do të jeni person më i lumtur
Si rezultat i gjithë këtyre faktorëve ju do të bëheni person më i lumtur. Nuk shqetësoheni tërë kohën se çfarë mendojnë njerëzit për ju ose çfarë kanë ata ose nuk kanë. Do të dilni më shpesh dhe do krijoni lidhje reale.
- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit