1.4 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Fabrika e lëkurës brenda burgut përfitime për të burgosurit

Më të lexuarat

USAK (AA) – Një fabrikë për përpunimin e lëkurës e vendosur brenda një burgu në Turqi, vitin e kaluar ka shënuar një fitim prej 5.5 milionë lira turke (1.5 milion dollarë), duke sjellë përfitime në të holla edhe për 78 të burgosurit të punësuar në këtë fabrikë, shkruan Anadolu Agency (AA).

Fabrika 12 vjeçare, prodhon 130 variacione mallrash nga lëkura, siç janë xhaketa, çanta, jelekë, dhe pallto, i tha AA-së, kryeprokurori i provincës Usak, Mustafa Gumus.

Ai sqaroi se produktet e lëkurës shiten në 27 dyqane të ndryshme në Turqi, por edhe përmes porosive online.

“Fabrika ndihmon të burgosurit të mësojnë prodhimin dhe tregtinë, që pasi të lirohen të mund të themelojnë fabrikat e tyre”, tha Gumus.

Siç sqaroi ai, burgu ofron edhe kurse të gatimit dhe për mësimin e sistemit elektrik diellor. “Çdo vit kursejmë 350.000 lira turke (rreth 90.000 dollarë) nga konsumi i energjisë elektrike të prodhuar vet”, tha më tej Gumus.

Sigurimi i të burgosurve

Drejtori i burgut, Nuri Guven, tha se vitin e kaluar, kjo fabrikë ka prodhuar rreth 22.500 çanta, xhaketa, jelekë dhe pallto.

“Të burgosurit që duan të punojnë në fabrikë, fillimisht përzgjidhen dhe pastaj trajnohen brenda burgut”, tha ai, për të shtuar se burgu i siguron të gjithë të punësuarit në këtë fabrikë dhe i ndan pagat rregullisht.

Kjo nuk është fabrika e vetme në një burg në Turqi, pasi një numër i konsiderueshëm i burgjeve turke kanë fabrika ku mes tjerash prodhohen ushqime, mallra bujqësore, tekstile dhe punime artizanale.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit