-0.2 C
Pristina
Sunday, December 22, 2024

Evropa ka popullatë më madhore, Kosova rekord për numrin e të rinjve

Më të lexuarat

Në Serbinë qendrore, në Kroaci dhe në Slloveni jetojnë më shumë persona të moshuar të moshës 65-vjeçare, ndërsa popullatë më të re ka në Kosovë me 32 për qind rini deri në moshën 15-vjeçare, që është përqindja më e lartë në Evropë, tregojnë rezultatet e hulumtimit më të ri të sektorit të specializuar të Bankës Botërore.

Në Kosovë ka vetëm pesë për qind persona me moshë 65-vjeçare. Pas saj vjen Shqipëria , e cila ka 23 për qind popullatë rinore dhe nëntë për qind madhore, ndërsa në vendin e tretë është Mali i Zi me 19 për qind të rinj dhe 13 për qind të rritur. Në Maqedoni jetojnë 18 për qind popullatë deri në moshën 15-vjeçare, ndërsa 12 për qind i përkasin më të rriturve.

Në Kroaci ka 15 për qind popullatë të re dhe 17 për qind të rritur, ndërsa në BeH është pothuajse i njëjtë raporti -15 për qind të rinj dhe 14 për qind të rritur. Në vendet evropiane përqindje më të vogël të popullatës rinore kanë Gjermania dhe Monako, nga 13 për qind, ndërsa në Bullgari, Itali, Ukrainë dhe Letoni, jetojnë 14 për qind, ndërsa Austria ka 15 për qind popullatë rinore. Përqindja më e madhe e popullatës mbi 65-vjeçare shënohet në Monako -24 për qind, pason Gjermania me 20, Greqia me 19, Bullgaria dhe Austria me 18 për qind.

Rezultatet tregojnë se nga 45 shtete evropiane, 20 ballafaqohen me problemin e plakjes së popullatës. Në përmasa botërore, përqindje më të lartë të popullatës rinore deri në 15-vjeçare ka në Nigeri – 49 për qind, më pas vjen Uganda me 48, si dhe Mali me 48, ndërsa Angola ka 47 për qind, Burundi, Zimbamue dhe Kongo nga 46 për qind rini nga popullata e përgjithshme.kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit