4.4 C
Pristina
Sunday, December 22, 2024

Evropa i kërkon falje Italisë që e la të vetme në luftën me virusin

Më të lexuarat

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, i ka kërkuar falje Italisë duke thënë se e kanë lënë të vetme të përballej me koronavirusin.

“Po, është e vërtetë që askush nuk ishte i gatshëm për këtë. Po ashtu është e vërtetë se shumë nuk ishin në kohë aty kur Italisë i duhej ndihma krejt në fillim. Dhe po edhe për këtë, është e saktë që Evropa si e tërë kërkon thellësisht falje”, ka thënë ajo të enjten në mëngjes, raporton BBC.

Më shumë se 21 mijë njerëz kanë vdekur në Itali si pasojë e koronavirusit. Ky është shteti me më së shumti vdekje në Evropë si pasojë e kësaj sëmundjeje.

Teksa Italia kishte problem të parandalonte shpërndarjen e virusit në fillim të marsit, shtetet tjera të Evropës nisën të vendosnin pengesa në eksportim të maskave pavarësisht se BE-ja kishte thënë që këto veprime minojnë përgjigjen e përbashkët ndaj virusit.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit