Gjatë kësaj jave, Apple prezantoi modelet më të fundit të iPhone-it: Versioni iPhone 5S, i cili është vazhdim i linjës së përhershme të smartfonit si dhe iPhone 5C, me një çmim më të lirë.
Në vijim do të hedhim një vështrim mbi evolucionin e smartfonit të Apple, së bashku me disa ngjarje të rëndësishme në historinë e tij si shitjet e para të secilit model, specifikime teknike etj.
iPhone origjinal – Smartfoni që solli revolucionin
Prezantuar më: 9 janar 2007 / Lançuar në SHBA: 29 qershor 2007
Specifikime: Pajisja e parë me iOS; kamerë 2MP; ekran 3.5-inç; quad-band GSM (EDGE) radio; Wi-Fi (802.11b/g), dhe Bluetooth 2.0.
Moment i rëndësishëm për Steve Jobs: Teksa prezantonte iPhone-in e parë, CEO-ja i atëhershëm i Apple, Steve Jobs, bëri një telefonatë tek një Starbucks dhe porositi 4000 latte. Telefonata të tilla vazhdojnë të vijnë ende sot në atë Starbucks.
Shitjet: Apple deklaroi se një milion iPhone-ët e parë u shitën brenda 74 ditëve.
Apple iPhone 3G – Në iPhone shtohet Radio 3G
Prezantuar më: 9 qershor 2008
Lançuar: 11 korrik 2008
Specifikime të rëndësishme: GPS; suport për Microsoft Exchange ActiveSync; quad-band GSM dhe radio tri-band HSDPA 3G; kamerë 2MP, si dhe App Store për shkarkimin e aplikacioneve mobile.
Fakt i rëndësishëm për iPhone 3G: Gjenerata e dytë e iPhone-it u lançua në më shumë shtete se versioni i parë, i cili ishte prezent vetëm në Amerikën e Veriut dhe Bashkimin Europian. iOS erdhi kështu në një sërë shtetesh të reja duke rritur ndjeshëm numrin e klientëve të Apple.
Shitjet: Apple deklaroi se një milion iPhone 3G u shitën brenda tre ditëve të para.
Apple iPhone 3GS – Në iOS shtohet Cut
Prezantuar më: 8 qershor 2009
Lançuar: 19 qershor 2009
Specifikime të rëndësishme: kamerë 3MP me regjistrim video; memorie maksimale 32 GB; veçori të reja për kontrollin me zë; busull; integrim me Nike .
Fakt i rëndësishëm për 3GS: Dy versionet e para ishin të pasura në karakteristika dhe veçori inovative, por nga ana tjetër, u kritikuan për mungesën e disa funksionaliteteve bazë si Cut, Copy dhe Paste. iPhone 3GS, i cili funksiononte me iOS 3.0, ishte iPhone i parë që i kishte këto veçori, së bashku me tastierën për së gjeri.
Shitjet: Apple deklaroi se shiti 1 milion iPhone 3GS brenda tre ditësh nga lançimi.
Apple iPhone 4 – Ballë për ballë me FaceTime
Prezantuar më: 7 qershor 2010
Lançuar: 24 qershor 2010
Specifikime të rëndësishme: Kamerë të përparme për thirrje video përmes FaceTime; kamerë të pasme 5 MP; ekran 3.5-inç “Retina” (960 x 640 pixels), dhe procesor Apple A4.
Fakt i rëndësishëm për iPhone 4: Ditën para lançimit zyrtar, Apple deklaroi se versioni me ngjyrë të bardhë për iPhone 4 do të vonohej një muaj, duke qenë se pajisjet kishin rezultuar “më sfiduese sesa pritej për t’u prodhuar.” iPhone 4 ishte gjithashtu iPhone i parë me ekran Retina.
Shitjet: Apple deklaroi se në tre ditët pas lançimit, u shitën 1.7 milionë iPhone 4.
Apple iPhone 4S – Përshëndesni Siri-n
Prezantuar më: 4 tetor 2011
Lançuar: 14 tetor 2011
Specifikime të rëndësishme: Procesori dual-core A5; kamera 8MP me regjistrim video 1080p, GSM, HSPA dhe radio CDMA.
Fakt i rëndësishëm për iPhone 4S: Së bashku me iPhone 4S, u lançua edhe iOS 5, duke sjellë shërbimin e parë iCloud për përdoruesit e iOS-it. Po ashtu, u prezantua edhe asistenti virtual Siri.
Shitjet: Apple deklaroi se në tre ditët e para u shitën 4 milionë iPhone 4S.
Apple iPhone 5 – I pari me ekran “Retina”
Prezantuar më: 12 shtator 2012
Lançuar: 21 shtator 2012 në SHBA
Specifikime të rëndësishme: Ekran 4-inç “Retina”; procesor Apple A6 processor; suport për 4G LTE; kamer 8MP, si dhe portë të re karikimi.
Fakt i rëndësishëm për iPhone 5: iPhone 5 ishte iPhone i parë që kishte ekran më të madh se 3.5 inç.
Shitjet: Apple deklaroi se shiti 5 milionë iPhone 5 brenda tre ditëve.
Apple iPhone 5S – TouchID me shenjat e gishtave
Prezantuar më: 10 shtator 2013
Lançimi: 20 shtator 2013 (pritet)
Specifikime të rëndësishme: Çip A7 me procesor 64-bit; sensor për identifikimin e gjurmëve të gishtave (TouchID), dhe suport për një sërë brezash 4G LTE.
Apple iPhone 5C – iPhone merr ngjyra
Prezantuar më: 10 shtator 2013
Lançimi: 20 shtator 2013 (pritet)
Specifikime të rëndësishme: E veçanta është padyshim ngjyra që i shtohet iPhone 5C. procesori është Apple A6 si dhe ka suport për një sërë brezash 4G LTE.
/pcworldalbanian/kohaislame