1.7 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Europarlamentari francez: Kosova–çerdhe e krimit, njohja e saj gabim historik

Më të lexuarat

Anëtari i Frontit Nacional (Front National) të Francës në Parlamentin Evropian, Aymeric Chauprade konsideron se Parisi ka bërë “gabim historik” me atë që e ka njohur Kosovën, kurse NATO me luftën kundër Serbisë e ka legjitimuar separatizmin e shqiptarëve dhe Bashkimi Evropian vetëm e ka ndjekur politikën amerikane.
“Kosova kurrë s’mund të hyjë në BE”, për shkak se “është çerdhe e krimit dhe mban përgjegjësi për spastrimin etnik të serbëve dhe popullatës tjetër joshqiptare”, ka thënë Chauprade në një intervistë për numrin e sotëm të “Novosti” të Beogradit.
 
Funksionari i partisë së djathtë franceze ka folur para do kohe në Këshillin për Punë të jashtme të PE për, siç shkruan gazeta, “vuajtjet e serbëve në Kosovë”.
 
“E tëra është për fat të keq, vazhdim i asaj që ndodhte më 1999, nga koha e luftës jolegale të NATO-s kundër Serbisë, qëllim i së cilës ishte që të konfirmohet separatizmi i shqiptarëve në Kosovë, të cilët për arsye demografike u bënë shumicë në këtë territor. Kurse BE e ndoqi politikën amerikane”, ka thënë Chauprade, transmeton KP.
 
Francezi propozon edhe modelin se si, sipas tij, duhet të jetë statusi i Kosovës në të ardhmen dhe ky është sipas shembullit të “autonomisë së fuqishme të Saharës Perëndimore në Marok”.
 
Sidoqoftë, ka thënë europarlamentari, Kosova me specifikat e veta duhet të mbetet krahinë e Serbisë.
 
“Logjika e pavarësisë shpie në udhë pa krye. Aq më shumë që shqiptarët e Kosovës kanë ekonomi mafioze të cilën, kryesisht, e mbajnë me kontrabandë, për çka kisha mundësi të bindem gjatë vizitës sime para disa viteve. Ndërsa kjo paraqet rrezik të madh, si për popullatën lokale, ashtu edhe për BE-në, po qe se dëshiron ta integrojë këtë rajon”, ka thënë Chauprade për gazetën serbe./Telegrafi
- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit