0.1 C
Pristina
Tuesday, November 26, 2024

EULEX-i e merr në pyetje Hajredin Kuçin

Më të lexuarat

Misioni i Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX) në javën e kaluar, saktësisht më 23 shtator e ka marrë në pyetje zëvendës Kryeministrin e parë, Hajredin Kuçin.

Burime të portalit “Gazeta Blic” brenda EULEX-it, bëjnë me dije se paraqitja e tij në EULEX lidhet me kohën sa ka qenë ai Minister i Drejtësisë.
E se ishte në EULEX, ka konfirmuar edhe vet Kuçi për “Gazeta Blic”

Duke mos dhënë ndonjë sqarim të hollësishëm, ai i tha “Gazeta Blic” se në EULEX ishte në cilësin e

dëshmitarit, me kërkesë të ish drejtorit të Shërbimit Korrektues të Kosovës, Shemsi Hajrizi.

“Me kërkesën e ish drejtorit të SHKK kam dhënë dëshmi në cilësinë e dëshmitarit, për punën e tij në atë kohë”, tha Kuçi, raporton gazetablic.com
Për kundër insistimit të “Gazeta Blic” për ta kuptuar se për cilin rast ishte marrë në pyetje në EULEX, Kuçi refuzoi të flasë me arsyetimin se janë gjera “konfidenciale”

“Gazeta Blic” ka folur edhe e Shemsi Hajrizin, zyrtar i ShKK-së, në lidhje me paraqitjen e Kuçit në EULEX, por ky pohoi se nuk është në dijeni të rastit.

“Nuk e di për cilin rast ka qenë, pa e ditur sakt nuk mund të thëm asgjë, sepse pastaj mund të dalin telashe me prokurorë të EULEX-it, nëse nuk është ashtu siç thëm”, tha Hajrizi, raporton gazetablic.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit