-4.3 C
Pristina
Sunday, December 22, 2024

EULEX-i arreston katër shqiptarë në veri

Më të lexuarat

Rreth 100 pjesëtarë të EULEX-it kanë bastisur të enjten në mëngjes shtëpitë e disa shqiptarëve në ‘Kroin e Vitakut’ në veri të Mitrovicës.
Burime të Kosovapress-it bëjnë të ditur se më shumë se 20 automjete me pjesëtarë të EULEX-it kanë ndërmarrë një operacion në këtë lagje rreth orës 6:00 të mëngjesit të sotëm, me ç’rast kanë arrestuar 4 shqiptarë, dy nga familja Beci dhe dy anëtarë të familjes Hajdari, si të dyshuar për vrasjen e Sava Mojsicit që kishte ndodhur vitin e kaluar në këtë lagje.

Sipas këtyre burimeve, aksioni i pjesëtarëve të EULEX-it ka zgjatur rreth tre orë, ndërsa sjellja e tyre gjatë këtij aksioni ka qenë korrekte.

Habib Rama, njëri nga pronarët e shtëpisë që ishte bastisur nga policia e EULEX-it, ka konfirmuar sjelljen korrekte të policëve gjatë aksionit, por ka përmendur frikën e fëmijëve që kishin përjetuar për shkak të prezencës së shtuar të policëve në orët e hershme të mëngjesit.

“Nga shtëpia ime nuk kanë arrestuar njeri, por kanë konfiskuar dy kompjuterë, një celular dhe një aparat-kamerë”, ka thënë Rama.

Ndryshe, në nëntor të vitit të kaluar në lagjen Kroi i Vitakut në veri të Mitrovicës, pati ndodhur një incident, me ç’rast Sava Mojsic kishte vdekur, ndërsa dy të tjerë po ashtu serbë, njëri prej tyre pjesëtar i Policisë së Kosovës, ishin plagosur. /Telegrafi/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit