Misioni evropian ia ka “vënë synin” edhe ambasadorit të Republikës së Kosovës në Japoni Ahmet Shalës.
Ai dyshohet për veprimtarinë e tij gjatë kohës sa ishte drejtues I Agjencionit Kosovar të Privatizimit në kohën e UNMIK-ut. Fjala është për disa transaksione dhe dyshime në procesin e shitjes së pasurisë së Kosovës, më konkretisht të OPBI Vreshtaria dhe Veraria “Suhareka” në Suharekë në një sipërfaqe prej 1680 hektarësh dhe për ndryshimin e destinimi t të Fabrikës së gomave të plastikës “Ballkan” nga Suhareka, shkruan sot gazeta “Bota sot”.
Fazli Morina, konkurues dhe fitues I tenderit të privatizimi të OPBI Vreshtaria dhe Veraria “Suhareka” I ka ofruar gazetës “Bota sot” një dokumentacion të mjaftueshëm për mënyrën e kurdisjes së procesit të tenderimit dhe shitjes së kësaj pasurie të komunës së Rahovecit. Morina përve[ se I ka ofruar EULEX-it këtë dokumentacion, ai ka përfshirë sit ë dyshuar në këtë proces edhe Blerim Ku[in kryetarin aktual të komunës së Suharekës dhe një person tjetër që ka lidhje miqësore me Ahmet Shalën.
Ambasadori Ahmet Shala është akuzuar edhe më parë si I dyshuar në procesin e privatizimit të aseteve dhe pasurisë së Kosovës në kohën e UNMIK-ut. Ai për një kohë të gjatë ka qenë zëvendësdrejtues I AKP-së e më pas edhe drejtor I Bordit të AKP-së, madje I paguar në cilësinë e zyrtarit ndërkombëtar.
Megjithatë burime të sigurta të gazetës bëjnë të ditur se EULEX madje ka kërkuar konfiskimin e pasaportës së ambasadorit Ahmet Shala.kohaislame