Prokurori i EULEX-it, Johane Pikers, ka kërkuar nga Oda e Avokatëve të Kosovës të anulohet vendimi në bazë të të cilit avokatit britanik, Karim Khan, i lejohet mbrojtja e Fatmir Limajt. Këta të fundit kanë thënë se prokurorëve, qofshin ata vendorë apo ndërkombëtarë, nuk u lejohet, në asnjë rast apo mënyrë të kenë ndikim në pavarësinë e avokatëve të Kosovës.
Prokurori i EULEX-it ka kërkuar largimin e avokatit Khan, për shkak se, sipas tij, nuk ka bazë ligjore që edhe më tej ta përfaqësojë Limajn.
RTK raporton se askush nga EULEX-i nuk ka dashur të flas lidhur me këtë çështje.
Ndërsa, Oda e Avokatëve të Kosovës në përgjigjen kthyer EULEX-it thotë se Karim Khan është i pajisur me licencë të përhershme për përfaqësime në raste penale. Ata i referohen nenit 111 të Kushtetutës, sipas të cilit, licencimin apo anulimi i vendimit për licencë të një avokati është Oda e Avokatëve të Kosovës.
Prokurorët qoftë vendorë apo ndërkombëtarë nuk u lejohet, në asnjë rast apo mënyrë të kenë ndikim në pavarësinë e avokatëve të Kosovës.
Fatmir Limaj dhe bashkëluftëtarët e tij po mbahen në paraburgim për rastin Kleçka. Khraim Khan ishte avokati mbrojtes ne Hage dhe ne lirimin e pare nga akuza ne rastin Klecka ne Kosove.