3.6 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Eulex: Asanaj u vetëvra

Më të lexuarat

“Rezultatet e autopsisë nuk tregojnë asgjë tjetër përvecse vetëvrasjes”. Kjo është përgjigja e zyrës ligjore të Eulex-it në lidhje me vdekjen tragjike të shefit të AKP-së Dino Asanaj katër ditë më parë. Ndërkaq burime zyrtare në kushte anonimiteti bëjnë të ditur se raporti i mjekësisë ligjore për këtë ngjarje ende nuk është finalizuar. Eulex-i mundi të konfirmojë vetëm rezultatin e autopsisë e po kështu edhe komisionin e njerëzve në prezencën e të cilëve është kryer autopsia e trupit të shefit të Agjencisë Kosovare të Privatizimit.

“Një mjek i Eulex-it ka qenë pjesë e komisonit i cili e ka kryer autopsinë. Autopsia është kryer në prezencë të një prokurori të Eulex-it dhe një prokurori vendor. Gjetjet e autopsisë nuk tregojnë asgjë tjetër përpos vetëvrasjes”, thuhet në deklaratën e shkurtër të zëdhënësit të Eulex-it, Blerim Krasniqi.
Nga ana tjetër hetimet për këtë rast po vazhdojnë në mënyrë intensive tha prokurori i lëndës Blerim Jusufaj. I pyetur nëse janë zbuluar arsyet të cilat mund ta kenë cuar të ndjerin Dino Asanaj të kryej vetëvrasjen, prokurori Jusufaj tha nëpërmjet telefonit se është ende herët të flitet për këtë cështje.
Ai tha se ende nuk e ka marrë raportin e autopsisë dhe hetimet ende janë të koncentruara në rrethanat e vdekjes së Dino Asanajt. Bëhet e ditur se për zbardhjen e këtij rasti është i angazhuar edhe prokurori Paskal Persons nga Eulex-i./BS/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit