3.8 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

EULEX arreston 6 persona të dyshuar për krim të organizuar

Më të lexuarat

Gjashtë persona janër arrestuar nga EULEX gjatë një operacioni në disa lokacione të Mitrovicës dhe Vushtrrisë. Ata janë arrestuar për veprat penale të krimit të organizuar ekonomik, si kontrabandë me mallra, pastrimit të parave, shmangie taksave, e vepra tjera.

Zëdhënësi i EULEX-it, Blerim Krasniqi ka konfirmuar për Kosovapress se janë arrestuar 6 persona si të dyshuar për kontrabandë me mallra, pastrimit të parave, shmangie taksave, pastrim parash, Krasniqi nuk ka bërë të ditur identitetin e të arrestuarave.

“Sot policë dhe doganierë të EULEX-it kanë arrestuar gjashtë persona dhe kanë bastisur disa lokacione. Ky operacion është pjesë e një hetimi të gjerë lidhur me vepra penale të krimit të organizuar, kontrabandës të mallrave, evazionit fiskal, shmangies mashtruese të taksave importuese, si dhe pastrimit të parave. Gjatë ditës janë bastisur disa lokacione private dhe afariste, përfshirë edhe pompa të benzinës, në tërë territorin e Kosovës. Hetimet janë duke u drejtuar nga një prokuror i EULEX-it i Prokurorisë Speciale”, ka thënë Krasniqi./kohaislame/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit