-5.4 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Etiopia: Aty ku rrugët kryesore mbyllen për t’i liruar besimtarët që të falin namazin

Më të lexuarat

Muaji i shenjtë i Islamit, muaji i Ramazanit, u prit me zell të madh shpirtëror dhe fetar në Etiopi.
 
Në kryeqytet, Adis Abeba, pjesëmarrja nëpër xhami është aq e madhe sa që  rrugët kryesore duhet të mbyllën për t’i liruar rrugët për besimtarët që të falin namazin.
 
Etiopia ka një vend të rëndësishëm në tri besimet, si në Islam, Krishterim  dhe Judaizëm, tha Profesor Muhammed Zekeriya në një intevistë eksluzive për Agjencinë -Anadolu Agency.
 
Prof. Muhammed Zekeriya punon si këshilltar special në Institutin e Studimeve Etiopiane,  në Universitetin Adis Abeba.  
 
Kur’ani dhe Hadithi formojnë bazën e Islamit, dhe që të dyja e përmendin Etiopinë si një vend të drejtësisë dhe të strehimit, tha ai.
 
Personi i parë që këndoi tekbirin e parë (duke thirrur Allahu Ekber -Allahu është më i Madhi ) në Mekë, në Arabinë Saudite, ishte Bilali, një etiopian.
 
Prof. Muhammed Zekeriya tha se kjo dëshmon se sa  të ngushta ishin marrëdhëniet  ndërnjerëzore mes Etiopisë dhe Lindjes së Mesme.
 
Mbreti i Etiopisë ka qenë mikpritës për refugjatët e parë muslimanë të cilët shkuan në Abisini (Etiopi) me urdhër të Profetit Muhammed (a.s.), tha ai.
- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit