1.2 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Etiopi, mbi 5 milionë fëmijë punojnë punë të rënda

Më të lexuarat

Sot, bota shënon Ditën Ndërkombëtare kundër Punës së Fëmijëve, ndërsa miliona vajza dhe djem në Etiopi, një nga vendet më të varfra të botës, janë të detyruar të punojnë, sepse ekzistenca e tyre, dhe ekzistenca e familjeve të tyre varet nga puna e tyre, raporton Anadolu Agency (AA).

Në mesin e fëmijëve të cilët u janë ekspozuar eksploatimit ekonomik dhe shpesh kryerjen e aktiviteteve të rrezikshme është edhe 11-vjeçari Andualem, i cili nuk e di se sot shënohet dita që ka për qëllim ngritjen e vetëdijes dhe nxitjen e fushatës në botën kundër punës së fëmijëve.

Andualem punon si saldator në një gomisteri në qendër të kryeqytetit të Etiopisë, Adis Abeba. Vendi i tij i punës është njëherit edhe shtëpia e tij.

– Saldator me vetëm 11 vjeç –

“Kur isha shtatë vjeç laja makinat, dhe më pas kam mësuar si të bëjë saldimin. Kjo është punë e vështirë, posaçërisht e dëmshme për sytë. Jetoj në garazhin ku edhe punoj, sepse një deri në dy dollarë në ditë nuk mjaftojnë që të mbuloj koston e ushqimit dhe strehimit”, tha djaloshi për gazetarin e AA.

Andualem, prindërit e të cilit jetojnë në fshat, kurrë nuk ka shkuar në shkollë, kurse në kryeqytetin etiopian erdhi në moshën e tij shtatë vjeçare.

Mestawet shet misër të pjekur në rrugë. Babai i saj është marangoz, kurse nëna e saj bënë punë të ndryshme. Asnjëri prej tyre nuk ka një punë të përhershme, prandaj Mestawet është detyruar të punojnë për të përmbushur nevojat ekzistenciale të familjes së saj.
“Disa njerëz më fyejnë, por unë kurrë nuk jam ndalur së punuari”, tha vajza shtatë vjeçare.

Sipas një studimi të Ministrisë të Punës dhe Çështjeve Sociale të Etiopisë, të kryer në pesë rajone të vendit, mbi 16.500 fëmijë punojnë thurjen tradicionale, apo në bujqësi. Gjysma e këtyre fëmijëve punojnë që të ndihmojnë familjet, ku 73 përqind e tyre nuk shkojnë në shkollë./AA/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit