Të paktën 525 persona janë infektuar me bakteren e kolerës në Etiopi, njoftuan burimet shëndetësore të vendit.
Instituti i Shëndetit Publik i Etiopisë konfirmoi se 16 persona kanë humbur jetën nga kjo sëmundje infektive e shkaktuar nga bakteri Vibrio.
Epidemia vdekjeprurëse ka shpërthyer në shtetet rajonale Oromia, Amhara dhe Tigray, si dhe në zonën administrative të kryeqytetit Addis Abeba.
Shumica e viktimave janë regjistruar në Amhara, me 14 persona, ka thënë zëvendësdrejtori i institutit Beyene Moges në një konferencë shtypi, raportoi transmetuesi lokal FANA.
Beyene gjithashtu u citua të ketë thënë se 19 mostra janë ekzaminuar në një laborator për të përcaktuar shkaqet.
Sipas FANA-s, në zonat e prekura janë dërguar furnizime mjekësore.
Kolera është një sëmundje ngjitëse epidemike akute dhe karakterizohet me diarre, humbje ekstreme të lëngjeve dhe elektroliteve dhe dehidrim të rëndë./AA