4.5 C
Pristina
Wednesday, November 27, 2024

Është zgjuar nga koma, vajza e ish-spiunit rus flet për herë të parë që nga helmimi (Foto)

Më të lexuarat

Vajza e një ish-spiuni rus, e sëmurë rëndë pasi u helmua në Salisbury, tha se “çdo gjë është në rregull” dhe pretendoi se së shpejti do të dalë nga spitali, ka pretenduar TV shtetëror rus.

Sipas media-ve të huaja, përcjell Telegrafi, Yulia Skripal gjithashtu tha se ajo dhe babai i saj Sergei kishin probleme shëndetësore që nuk mund të “riparoheshin”.

Ndërsa Viktoria Skripal, mbesa e Sergei Skripal, pretendon se ajo foli me Yulian, e cila sipas saj, ishte e vetëdijshme dhe po fliste pas zgjimit nga koma.

Po sipas mediave të huaja, një regjistrim i paverifikuar i bisedës thuhet se është dërguar në një kanal televiziv rus, Russia 1.

Me sa duket, Victoria foli me një grua që përfaqësonte vajzën e ish-spiunit dhe tha se do të fluturojë në Londër të hënën nëse ajo do të marrë një vizë.

Siç shkruajnë mediat, javën e kaluar është raportuar se zonja Skripal nuk ishte më në gjendje kritike dhe ishte përmirësuar me shpejtësi.

Ishte kuptuar javën e kaluar se 33-vjeçarja ishte ende në nevojë për kujdes në Spitalin e Qarkut Salisbury, ku ajo u mor pasi u helmua me agjentin nervor Novichok.

Në regjistrim, Julia gjithashtu kuptohet se thotë se “gjithkush po shërohet”.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit