0.4 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

“Është krenari që arrita fitore si një muslimane palestineze”

Më të lexuarat

Muslimanja e parë që arriti të zgjidhet si anëtare e Dhomës së Përfaqësuesve pas zgjedhjeve të mesmandatit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Rashida Tlaib, tha se ndihet krenare për fitoren që e ka arritur si një muslimane palestineze, raporton Anadolu Agency (AA).

Talib, e zgjedhur nga shteti i Michigan-it, në një fjalim pas fitores në zgjedhje, tha se të afërmit e saj në Palestinë kanë ndjekur rezultatet dhe nuk u janë përmbajtur lotëve pas suksesit të arritur.

Zgjidhen dy muslimanet e para në Kongresin Amerikan
“Jam përpjekur me vite për ta arritur këtë sukses. Është krenari të arrij fitore si një muslimane palestineze. Pasioni dhe dhembshuria e nënës sime më është trashëguar edhe mua. Ajo gjithnjë qesh dhe madje, meqenëse mendon se të gjithë njerëzit mund të jenë të mirë, nuk i kupton sjelljet raciste ndaj saj. Kjo gjë ka qenë motivim për mua”, theksoi Tlaib.

Nga refugjate, në Dhomën e Përfaqësuesve

Nga ana tjetër, Ilhan Omar me origjinë nga Somalia, e cila u bë muslimanja e parë me mbulesë që hyri në Dhomën e Përfaqësuesve pasi doli fitimtare përballë rivales republikane Jennifer Zielinski në shtetin e Minnesota-s, festoi suksesin së bashku me familjen dhe mbështetësit e saj.

Duke folur para turmës së njerëzve, Omar tregoi se në SHBA ka ardhur në moshën 12 vjeçe dhe se për katër vite para kësaj kishte jetuar në kampe të refugjatëve.

“Shteti i Minnesota-s është mjaft i ftohtë, por zemrat e njerëzve janë po aq të ngrohta. Këta njerëz jo vetëm që u dalin zot refujgatëve, por në të njëjtën kohë i dërgojnë në Washington”, tha Omar.

Urime nga muslimanët amerikanë

Ndërkohë, Këshilli i Marrëdhënieve Amerikano-Islame (CAIR) përmes një deklarate ka përgëzuar Tlaib dhe Omar për zgjedhjen e tyre në Dhomën e Përfaqësuesve.

“Fitorja juaj u tregoi fëmijëve muslimanë se mund të arrijnë çdo gjë që dëshirojnë”, tha CAIR.

Mesazh urimi ka dërguar edhe kryetari i CAIR, Nihad Awad, i cili ka uruar dy muslimanet pasi, siç ka thënë ai, kanë treguar rolin pozitiv në rritje të muslimanëve amerikanë.

Ndryshe, Tlaib si kandidate e Partisë Demokratike, fitoi në njësinë zgjedhore 13 në Michigan. Ajo është shtetase e SHBA-ve me origjinë palestineze, e cila për gjashtë vite punon në administratën shtetërore.

Fitorja e saj ishte e pritshme, pasi që nuk pati kundërkandidat republikan, por si kundërshtarë pati dy parti më të vogla.

Në Dhomën e Përfaqësuesve, Tlaib do të zë vendin e John Conyers, i cili për shkak të akuzave të një skandali seksual u detyrua të largohet nga skena politike.

Ndërkaq, Omar do të zë vendin të cilin edhe në mandatin e kaluar e mbante po ashtu muslimani Keith Ellison.

Votouesit në SHBA zgjodhën përbërjen e re të Dhomës së Përfaqësuesve dhe 35 nga gjithsej 100 delegatët e Senatit.

Republikanët në mandatin e kaluar kishin shumicën në të dyja dhomat e Kongresit. Sipas rezultateve paraprake, republikanët do të mbajnë shumicën vetëm në Senat, ndërsa demokratët do të marrin Dhomën e Përfaqësuesve.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit