3.4 C
Pristina
Wednesday, November 27, 2024

Esed para delegacionit iranian: Do të vazhdojmë sado të na kushtojë

Më të lexuarat

Në ditën më të keqe të krizës siriane, janë vrarë 360 persona, shumica e të cilëve civilë. Forcat e regjimit të Asad, kanë ndërmarrë ofensiva të pamëshirshme në Daraja pranë Damaskut, Basra Sham, Dera, Haleb dhe Hims.

Aktivistët thonë se ushtria ka qëlluar civilët që ishin fshehur në xhami dhe në bodrumet e shtëpive, ndërkohë që autoritetet zyrtare siriane thonë se ky operacion synonte pastrimin e vendit nga terroristët.
Me një retorikë që tregon orientimin e regjimit drejt përshkallëzimit të dhunës, presidenti Esed ka deklaruar se Siria do i dështojë planet që e kanë shënjestruar, sado të kushtojë kjo.

Gjatë një takimi me kryetarin e këshillit të sigurisë kombëtare dhe politikave të jashtme të Iranit, Aladin Beruxherdi në Damask, Asad i ka thënë se Siria është e vendosur në rezistencën e saj dhe në mbrojtje të drejtave të popujve. Nga ana e saj, pala iraniane folën mbi interesat e përbashkëta mes dy vendeve, ku u theksua fort se siguria e Sirisë është dhe siguri e Iranit. Ata u shprehën se Siria dhe Irani janë çelik dhe se vendet fuqitë e huaja nuk do të mund ti thyejnë.

Husejn Taib, kreu i sigurisë të gardës revolucionare të Iranit, i cili gjendet në Damask për një vizitë, është shprehur se Irani ka përgjegjësi ta mbështesë regjimin e Esed dhe të mos lejojë të thyhet fronti i rezistencës. /A.online/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit