Opozita siriane mund të bojkotojë bisedimet në Gjenevë.
Koalicioni opozitar i Sirisë ka thënë se nuk do të ndjekë bisedimet për paqe në Gjenevë, të parapara për muajin e ardhshëm, nëse forcat e diktatorit kriminel Bashar al-Assad vazhdojnë sulmet ajrore në qytetin verior të Alepos.
Mbi 300 njerëz janë vrarë gjatë nëntë ditëve sulme në qytetin më të madh të Sirisë.
Autoritetet e regjimit thonë se janë duke luftuar rebelët që kontrollojnë pjesë të qytetit. Por, grupet për të drejtat e njeriut kanë thënë se ato përdorin “bombat fuçi” në zona të banuara me civilë.
Koalicioni Kombëtar i Sirisë ka thënë se “nuk mund të marrë pjesë me ndërgjegje të pastër në bisedimet në Gjenevë, derisa forcat e Assadit vazhdojnë të bombardojnë qytetin e Alepos dhe zonat përreth”.
Së paku 15 të vrarë janë raportuar të martën në Alepo.