Bregdeti shqiptar do të përfshihet sot nga erëra të fuqishme dhe mjetet e lundrimit janë paralajmëruar të marrin masa pasi fuqia e dallgëve pritet të arrije deri ën 8 ballë.
Drejtoria e Pergjithshme Detare informoi në rrjtet sociale lundërtarët dhe pronarët e mjeteve detare, operatorët ne portet shqiptare dhe hapësirën detare, që në datën 28 janar 2019, bregdeti ynë do të përfshihet nga erëra me shpejtësi deri 20 m/s nga drejtimi jug-jugperëndim dhe forca deti 7-8 shkalla Boufort.
Subjektet që operojnë në fushën e detarisë duhet të marrin masa për sigurimin e mjeteve në porte dhe të rritet shkalla e gatishmërise së ekuipazhit në mjete.