5.8 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Erdogani Parlamentit Evropian: Nuk e kandisni dot Turqinë

Më të lexuarat

Në një darkë iftari me efektivin e Njësisë së Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë Presidenti Erdoan iu drejtua Parlamentit Evropian se nuk do të miklojë dot Turqinë me mesazhet që mundohet të japë duke përdorur paçavuret e organizatave terroriste separatiste.

Duke iu drejtuar Parlamentit Evropian, Presidenti Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan) tha: “Kujt doni ti jepni mesazhe me paçavuret e organizatave terroriste separatiste? Ta dini që këto (veprime) nuk mjaftojnë për ta mikluar Turqinë”.

Të mërkurën Presidenti Erdoan iftarin e bëri me efektivin e Njësisë së Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë në Ankara.

Në fjalën që bajti këtu Presidenti Erdoan kritikoi me fjalë të ashpra Parlamentin Evropian që ka lejuar varjen e flamurit të organizatës terroriste separatiste në korridoret e ndërtesës së parlamentit në Evropë, ndërsa tha se kur të vijë koha populli turk do të kërkojë llogari nga personat përkatës në lidhje me këtë veprim.

Kjo bandë tradhtare, që ka marrë përsipër detyrën të sulmojë interesat e Turqisë dhe të popullit turk vazhdon të punojë kundër Turqisë në të katër anët e botës, u shpreh Erdoan, ndërsa shtoi se kjo organizatë paralele duke punuar sup me sup me organizatën terroriste separatiste (PKK) dhe me zgjatimin e saj në Siri, me organizatën terroriste armene, ushtrojnë aktivitet kundër Turqisë.

Presidenti Erdoan tregoi se si kjo bandë kishte protestuar kundër personalitetit të tij dhe delegacionit që e shoqëronte ndërsa po hynte për të mbajtur konferencë në një “Think Tank” në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku kishte shkuar për të marrë pjesë në ceremoninë e varrimit të legjendës së boksit, Muhamet Ali. Kjo strukturë mundohet të bëjë të pamundurën për të minuar përpjekjen e Turqisë kundër terrorit.

Në fjalën e tij Presidenti Erdoan foli edhe për arsyet përse banorët e zonës (juglindore të Turqisë) u renditën në krah të forcave të sigurisë dhe jo të terroristëve, kur në qytezat dhe lagjet e tyre filluan operacionet kundër elementëve të organizatës terroriste separatiste.

Terroristët nuk duan t’ia dinë për jetën, pasurinë, privatësinë, ndershmërinë, dinjitetin e banorëve të rajonit. Përkundrejt këtij qëndrimi të terroristëve, të cilët ua kthyen jetën në ferr qytetarëve të zonës, këta të fundit (banorët me origjinë kurde) kanë dëshmuar përkujdesjen e madhe që kanë treguar ndaj tyre forcat e sigurisë, në veçanti policia, duke u kujdesur për ta si për familjen e tyre.

Ky qëndrim i forcave të sigurisë, të cilat përpiqen me mish e shpirt për të mbrojtur jetën e njerëzve të pafajshëm duke mos kursyer për këtë as jetën e tyre, ka bërë që forcat e rendit të fitojë edhe më shumë zemrën e banorëve të zonës, nënvizoi Erdoan duke shtuar se kjo marrëdhënie, e krijuar me gjuhën e zemrës dhe me jo me gjuhën e presionit, dhunës e gjakderdhjes së organizatës terroriste apo me gjuhën e politikës së partisë së dirigjuar prej saj dhe që vjell gënjeshtra dhe helm, do të jetë lajmëtare e një periudhe të re në rajon.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit