14.7 C
Pristina
Wednesday, November 27, 2024

Erdogan: Zgjerimi i BE-së pa Turqinë do të ishte gabim i rëndë

Më të lexuarat

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan tha se do të ishte një “gabim i rëndë” që Evropa ta shtynte Turqinë jashtë politikës së saj të zgjerimit, raporton Anadolu Agency (AA).

“Do të ishte një gabim i rëndë për Evropën, e cila synon të jetë një forcë globale, ta shtynte Turqinë jashtë politikës së saj të zgjerimit”, tha Erdoğan gjatë një konference të përbashkët për media në Samitin Turqi-BE në qytetin Varna të Bullgarisë.

“Operacionet tona kundër terrorizmit jo vetëm që kontribuojnë në sigurinë tonë dhe të sirianëve por edhe në sigurinë e Evropës”, tha ai.

“Tani ne presim mbështetje të fortë (nga Evropa) për çështje të ndjeshme si lufta kundër terrorizmit, në vend të kritikave të paqëndrueshme dhe të padrejta”, shtoi ai.

Po ashtu, Erdoğan tha se Ankaraja është duke shpresuar të fillojë procesi për të rinovuar bashkimin doganor me BE-në.

Presidenti turk u bëri thirrje shteteve të BE-së të bashkëpunojnë për stabilitet dhe mirëqenie në Ballkan dhe rajone të tjera të interesit ndërkombëtar.

“Ejani të punojmë se bashku për mundësimin e stabilitetit dhe mirëqenies në Ballkan, që është rajon gjeografik i përbashkët. Ejani të thellojmë bashkëpunimin në çështje ndërkombëtare si Siria, Iraku, Palestina, Kudsi, Jemeni, Rohingya dhe Afrika. Ejani ta ndërtojmë së bashku Evropën si simbol i fortë i lulëzimit dhe stabilitetit”, theksoi Erdoğan.

Samiti u mbajt nën udhëheqjen e Presidentit turk Recep Tayyip Erdoğan, Presidentit të Këshillit Evropian Donald Tusk dhe Presidentit të Komisionit Europian Jean-Claude Juncker në Varna të Bullgarisë.

Ndërkaq, kryeministri bullgar Bojko Borisov ishte nikoqir i Samitit si kryesues i Këshillit të BE-së.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit