ANKARA (AA) – Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan sot në Ankara ka deklaruar se zgjedhjet e parakohshme i sheh si një mundësi për të thënë se çfarë është bërë deri tani në vend dhe çfarë do të bëjë në të ardhmen, raporton Anadolu Agency (AA).
“Pavarësisht nga çdo gjë, ne zgjedhjet e jashtëzakonshme i shohim edhe si një bashkëbisedim tjetër me popullin tonë, mbi një mundësi për të thënë së çfarë kemi bërë deri tani dhe çfarë do të bëjmë në të ardhmen”, tha Erdoğan.