Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, tha se Turqia është e gatshme të ofrojë çdo ndihmë për Indonezinë e cila është tronditur nga tërmetet
Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, tha se Turqia është e gatshme të ofrojë çdo ndihmë për Indonezinë e cila është tronditur nga tërmetet, transmeton Anadolu Agency (AA).
Në një postim nga llogaria zyrtare në Twitter, Erdoğan shprehu ngushëllimet për personat që kanë humbur jetën në fatkeqësitë e tërmetit dhe cunamit në Indonezi.
Recep Tayyip Erdoğan
✔
@RT_Erdogan
I pray for our brothers and sisters, who were killed in an earthquake and tsunami in Indonesia, wish a speedy recovery to the wounded and offer my deepest condolences to the people of Indonesia.
“Uroj shërim të shpejtë për të plagosurit, dhe mëshira e Allahut qoftë mbi personat që kanë humbur jetën në fatkeqësitë e tërmetit dhe cunamit në Indonezi. Shpreh ngushëllimet e thella për vëllezërit dhe motrat e popullit të Indonezisë. Turqia është e gatshme të bëjë gjithçka në fuqinë e saj për të ndihmuar Indonezinë të shërojë plagët e saj”, shkroi Erdoğan.
Presidenti Erdoğan mesazhin e tij e ka publikuar në gjuhën turke dhe angleze.