-0.6 C
Pristina
Saturday, January 11, 2025

Erdogan: Turqia dhe vendet e Gjirit, ishujt e stabilitetit në rajon

Më të lexuarat

Turqinë dhe vendet e Gjirit Presidenti Erdoan i ka cilësuar si ishuj stabiliteti në një hapësirë gjeografike që kacafytet me probleme, duke thënë se “Të gjithë duam paqe, qetësi dhe stabilitet në rajonin tonë”…

Presidenti Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan) i ka cilësuar Turqinë dhe vendet e Gjirit si “ishujt e stabilitetit në rajonin gjeografik që lufton me problemet, duke thënë se “Të gjithë duam paqe, qetësi dhe stabilitet në rajonin tonë”.

Në prag të vizitës zyrtare që do të realizojë të martën në Kuvajt, Erdoani dha një intervistë për agjencinë zyrtare të lajmeve të këtij vendi, “KUNA”.

Duke deklaruar se Turqia dhe Kuvajti janë vende miq dhe vëllezër, Presidenti Erdoan tha se marrëdhëniet ekonomike po përparojnë me shpejtësi paralelisht me marrëdhëniet politike.

Gjatë qëndrimit në Kuvajt Erdoani do të marrë pjesë në ceremoninë e hedhjes së themeleve të Terminalit të Ri për Pasagjerë të Aeroportit Ndërkombëtar të Kuvajtit, që është edhe kontrata më e madhe një firmë turke ndërtimi që ka lidhur e vetme (pa konsorcium) jashtë shtetit. Në lidhje me këtë projekt Erdoani tha se është një nder i madh për të parë përparimin që kanë bërë kompanitë turke në shkallë botërore.

Duke theksuar se marrëdhëniet midis dy vendeve kanë potencial për t’u zhvilluar në shumë fusha, sidomos në fushën e investimeve, tregtisë, bashkëpunimit në industrinë e mbrojtjes dhe turizmit, Erdoani tha se shpreson në rritjen e investimeve reciproke dhe Turqia është gati të ndajë përvojën e saj me Kuvajtin në shumë fusha, duke filluar nga ajo e bashkëpunimit strategjik e deri në atë të industrisë së mbrojtjes.

Zhvillimin që ka shënuar tregtia ndërmjet Turqisë dhe Kuvajtit, Presidenti Erdoan e paraqiti me shifra. “Vëllimi tregtar ndërmjet dy vendeve në çerekun e parë të vitit 2017 është rritur në raportin 17% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar dhe është realizuar në shifrën 152 milionë dollarë. Turqia është bërë një vend mjaft i volitshëm për investime. Sasia e investimeve direkte që ka realizuar Kuvajti në Turqi që nga viti 2002 e këtej është rreth 1,7 miliard dollarë. Momentalisht 280 kompani kuvajtiane ushtrojnë aktivitetin e tyre në Turqi”, ka sqaruar më tej Erdoan.

Turqinë dhe vendet e Gjirit, Erdoani i cilësoi si ishuj stabiliteti në gjeografinë që lufton me problemet.

“Ne të gjithë duam paqen, qetësinë dhe stabilitetin në rajonin tonë dhe dëshirojmë që popujt të bëjnë një jetë të begatë e pa konflikte. Ne dëshirojmë një hapësirë gjeografike të qëndrueshme e pa konflikte të brendshme (luftë civile), ku askush të jetë nën presion për arsye të besimit apo origjinës etnike, ku të gjithë të bashkëjetojnë në paqe. Ne e dimë mirë që të njëjtën gjë duan edhe vendet e Gjirit”, tha Erdoan.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit