Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, do të realizojë një bisedë telefonike me homologun e tij nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ku në fokus do të jetë kriza e Katarit…
Presidenti i Turqisë, Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan), do të realizojë një bisedë telefonike me homologun e tij nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Danëlld Tramp (Donald Trump).
Ky informacion ka ardhur të martën drejtpërsëdrejti nga ministri i Punëve të Jashtme, Mevlyt Çavushollu(Mevlüt Çavuşoğlu), i cili theksoi se në këtë bisedë telefonike do të merret në shqyrtim kriza e Katarit.
“Presidenti Erdoan do të bisedojë gjatë ditëve në vijim me Presidentin amerikan, Tramp, në lidhje me çështjen e Katarit”, u shpreh ministri Çavushollu në një dalje publike.